Pas një pauze 15-vjeçare, rinisën gërmimet në shenjtëroren trake të Orfeut pranë fshatit Tatull. Ato financohen nga komuna e qytetit Momçilgrad me 20 000 leva, njoftoi BNR Kërxhali. “Kompleksi pranë Tatulit ka funksionuar që në lashtësi. Me kalimin e viteve arritëm të studiojmë pjesën, e cila ndodhet rreth një shkëmbi të madh me një sarkofag të gdhendur”, tha arkeologu Nikollaj Ovçarov, udhëheqës shkencor i studimit. Ai kujtoi se studiuesi i madh bullgar Prof. Ivan Venedikov. kishte një hipotezë se ky ishte varri i Orfeut, gjë që u vërtetua më vonë në gërmimet.
Ekspedita tani po eksploron një kodrinë njëqind metra nga varri shkëmbor i Orfeut. Aty, sipas një përshkrimi të fillimit të shekullit të 20-të, ndodheshin rrënojat e një kishe mesjetare. Sot, arkeologët hasën mure, gjë që tregon praninë e një kompleksi të madh kulti. Sa i madh ishte do të bëhet e qartë gjatë gërmimeve.
Çdo vit, dhjetëra mijëra turistë vizitojnë vendin historik që lidhet me emrin e Orfeut mitik.
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..
Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..
Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante,..