50 milionë leva (25.5 milionë euro) do të investohen nga një kompani për prodhimin e biçikletave elektrike bullgare në një fabrikë të re pranë Plovdivit. Këtë e bëri të ditur ministri i inovacionit dhe rritjes Aleksandër Pulev.Fabrika e re e biçikletave me markën tregtare “Lider” do të ndërtohet në territorin e zonës së Kuklenit, pjesë e Zonës Ekonomike Trakia. Projekti pritet të hapë 330 vende të reja pune. Ndërmarrja e re do të ketë kapacitet për të prodhuar 300 mijë biçikleta elektrike në vit.
Kompania është prodhuesi i parë bullgar i biçikletave elektrike. Ajo e nisi prodhimin në vitin 2001.
Deri më 18 gusht, nga ndërprerje në furnizimin me ujë janë prekur gjithsej 260 868 persona, 16 qytete dhe 283 fshatra, njoftoi ministri i zhvillimit rajonal, Ivan Ivanov, gjatë një seance të jashtëzakonshme të komisionit parlamentar përkatës, i cili..
Nuk mund të flasim për mungesë kritike të ujit për furnizimin me ujë të pijshëm dhe për nevoja shtëpiake në këtë moment, deklaroi ministri i mjedisit dhe ujërave, Manoll Genov, gjatë një seance të jashtëzakonshme të komisionit parlamentar përkatës, i..
Gjatë 24 orëve të fundit shpërthyen 70 zjarre – përgjysmë në krahasim me ditët e mëparshme, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të "Sigurisë nga Zjarri dhe Mbrojtjes së Popullsisë", krye-komisar Aleksandër Xhartov. Ai e përshkroi situatën si..
Të mërkurën moti do të jetë kryesisht me diell, me shtim të përkohshëm të vranësirave. Vetëm në disa zona të veçuara, kryesisht në rajonet malore dhe..
Qeveria bullgare miratoi një procedurë që hap transportin hekurudhor të udhëtarëve në vend për operatorë privatë, përfshirë edhe ata të huaj. Kjo pritet..
Kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov zhvilloi një bisedë përmes videokonference me kryeministren e Ukrainës, Julia Sviridenko. Gjatë takimit, Zheljazkov..