Formimi i një qeverie është i rëndësishëm duke pasur parasysh ligjet që duhet të miratohen sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, si dhe ligjin për buxhetin e shtetit. Shpresojmë që do të formohet një qeveri, por siç kemi thënë, nuk do të mbështesim një qeveri me mandatin e parë të GERB-SDS dhe do të mbetemi në opozitë, tha para gazetarëve në godinën e parlamentit Petër Kulenski, nënkryetar i grupit parlamentar "Po e vazhdojmë ndryshimin". Kulenski theksoi se "Po e vazhdojmë ndryshimin" ka shpallur 16 prioritete për mbështetjen e bizneseve dhe qytetarëve dhe luftimin e korrupsionit, për të cilat do të punohet në këtë parlament. “Për ne është shumë e rëndësishme që të kemi një buxhet për vitin e ardhshëm, ndaj presim që qeveria e përkohshme ta dorëzojë një buxhet të tillë në Kuvendin Popullor mbi të cilin të punojmë.
Me rastin e konsultimeve me presidentin për formimin e qeverisë, lideri i partisë “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov komentoi para gazetarëve se nuk pret të arrihet një konsensus mes palëve. Pyetjes nëse “Vëzrazhdane” do të bëjë kompromise, Kostadinov iu përgjigj se ajo është e gatshme të bisedojë me këdo, por vetëm për politika.
Ndërkaq, bashkëkryetari i “Bullgarisë Demokratike”, Hristo Ivanov deklaroi para gazetarëve se përfaqësuesit e formacionit të tij janë të gatshëm ta kryejnë mandatin në të gjitha format dhe të mbështesin forcën përkatëse politike që e ka marrë mandatin, por me kushte të përcaktuara qartë. Sipas Ivanovit, pas mandatit të parë dhe të dytë, marrëdhëniet mes palëve, ngjashmëritë dhe dallimet e tyre do të bëhen më të qarta.
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..