Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ilijana Jotova: Nevojitet një ligj i përditësuar për bullgarët jashtë vendit

Foto: Qendra Presidenciale e Shtypit

“Ne vazhdojmë të punojmë për një politikë të strukturuar shtetërore për bullgarët jashtë shtetit. Shumë strategji janë shkruar ndër vite, por kanë mbetur në dosje të pluhurosura. Na duhet gjithashtu një ligj i përditësuar për bullgarët jashtë vendit, i cili merr parasysh specifikat dhe nevojat e tyre.” Këtë e tha Nënprezidentja Ilijana Jotova në një takim me përfaqësues të komunitetit bullgar në Zagreb. Jotova ndodhet në Kroaci me ftesë të Kryetarit të Bashkisë Kombëtare të Bullgarëve Rashko Ivanov. 

Sipas të dhënave zyrtare nga viti 2021 në Kroaci  262 veta u regjisgtruan si bullgarë. Bashkësia bullgare u regjistrua në Kushtetutën e vendit dhe ka një përfaqësi të vet në parlamentin vendor në Zagreb.  Komuniteti përbëhet kryesisht nga pasardhës të kopshtarëve që u vendosën në Kroaci në fund të shekullit të 19-të dhe nga figura kulturore nga mesi i shekullit të 20-të.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kanceri i gjirit prek çdo të tetën grua bullgare

Më 7 prill - Dita Botërore të Shëndetit dhe festa profesionale të punonjësve të kujdesit shëndetësor, po e ndalim vëmendjen tuaj te kanceri i gjirit që është sëmundja më e shpeshtë onkologjike te femrat.   Çdo vit zbulohen më shumë se 2 milionë raste..

botuar më 25-04-07 7.05.PD

Java e parë e prillit në Bullgari i është kushtuar pyjeve

Prej një shekulli, pylltarët në Bullgari organizojnë Javën e Pyllit. Një koncert festiv me titull "Një shekull nga përjetësia", më 7 prill, do të shënojë fillimin zyrtar të iniciativave të kushtuara "mushkërive" të Tokës. Mbushen 100 vjet nga..

botuar më 25-04-06 7.30.PD

Në Bullgari mund të vëzhgojmë 70% të të gjitha llojeve të shpendëve në Evropë

1 prilli u shpall Dita Ndërkombëtare e Zogjve në vitin 1906, në bazë të Konventës për Mbrojtjen e Zogjve të Rrallë. Data është një simbol i përgjegjësisë së njerëzimit për të mbrojtur dhe ruajtur kafshët e egra. Sot - 119 vjet pas shpalljes së saj, në..

botuar më 25-04-05 9.50.PD