“Ne vazhdojmë të punojmë për një politikë të strukturuar shtetërore për bullgarët jashtë shtetit. Shumë strategji janë shkruar ndër vite, por kanë mbetur në dosje të pluhurosura. Na duhet gjithashtu një ligj i përditësuar për bullgarët jashtë vendit, i cili merr parasysh specifikat dhe nevojat e tyre.” Këtë e tha Nënprezidentja Ilijana Jotova në një takim me përfaqësues të komunitetit bullgar në Zagreb. Jotova ndodhet në Kroaci me ftesë të Kryetarit të Bashkisë Kombëtare të Bullgarëve Rashko Ivanov.
Sipas të dhënave zyrtare nga viti 2021 në Kroaci 262 veta u regjisgtruan si bullgarë. Bashkësia bullgare u regjistrua në Kushtetutën e vendit dhe ka një përfaqësi të vet në parlamentin vendor në Zagreb. Komuniteti përbëhet kryesisht nga pasardhës të kopshtarëve që u vendosën në Kroaci në fund të shekullit të 19-të dhe nga figura kulturore nga mesi i shekullit të 20-të.
Në vitin 2032, Bullgaria dhe Danimarka do të zgjedhin qytetet e tyre për titullin "Kryeqyteti Evropian i Kulturës ". Procedura do të fillojë në vitin 2026, kur të dy vendet do të ftojnë zyrtarisht qytetet e tyre për të përgatitur ofertat. Kandidatët..
Në vitin 2024 ka 16 268 bullgarë të rinj, sipas raportit të komisionit nën nënpresidenten Ilijana Jotova për vitin e kaluar. Pra, për herë të parë në 4 vitet e fundit numri i personave të cilëve u është dhënë shtetësia bullgare kalon 16 000 veta. Kjo la..
Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formua një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve në zonën e " Kompleksit Mandra-Poda " pranë Burgasit. Ky është..