Rusia mund të rishikojë marrëdhëniet e saj me sekretariatin e Kombeve të Bashkuara në rast hetimi të përdorimit të dronëve në Ukrainë, tha përfaqësuesi i përhershëm i Moskës në organizatën botërore Vasilij Nebenzja. Ukraina dhe aleatët perëndimorë e akuzuan Iranin se e ka furnizuar Rusinë me dronë kundër Ukrainës në kundërshtim me Rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ata po kërkojnë që një mision i OKB-së të dërgohet në Ukrainë për të hetuar origjinën e dronëve.
"Paqja mund të arrihet duke mbështetur Ukrainën. Kjo është mundësia e vetme që kemi" - i tha Senatit kryeministrja e re e Italisë Giorgia Meloni përpara votëbesimit në kabinetin e saj.
Pozicioni i Bullgarisë dhe Hungarisë, të cilat refuzojnë të ofrojnë ndihmë ushtarake për Ukrainën, është i pakuptueshëm dhe "afër tradhtisë", tha ministri letonez i mbrojtjes Artis Pabriks në një intervistë për televizionin në gjuhën ruse të Radios Evropa e Lirë, “Nastojashtee Vremja”. Pabriks theksoi se interesi kombëtar i Letonisë është që Ukraina të fitojë konfliktin, dhe nëse anëtarët e NATO-s dhe BE-së janë kundër kësaj fitoreje, ata "po shkojnë kundër interesave" të Letonisë.
Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga Legjislatura e 49-të e Kuvendit Popullor. Ato kanë të bëjmë me heqjen e ndalimit të dyshtetësisë si..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..