Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

4 veta vdiqën me Covid të konfirmuar në 24 orët e fundit

Foto: Pixabay

577 janë të sapoinvektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet u ulën me 42 krahasuar me një ditë më parë. 60.1 për qind e të sapoinfektuarve nuk janë të vaksinuar kundër koronavirusit. 12.1 për qind e 4782 testeve të kryera janë pozitive, në 11.5 për qind e treguesit të enjten, sipas portalit coronavirus.bg.

Të sëmurët e regjistruar aktiv janë mbi 10 000. Numri i tyre u rrit me 126 në 10 017. Në spitale u pranuan 82 të infektuar. 48 veta ose 58.5 për qind e të pranuarve në spitale nuk janë të vaksinuar kundër Covid.  Në spitale trajtohen 717 të sëmurë, 54 prej tyre janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit u regjistruan 4 vdekje me koronavirus të konfirmuar. 3 prej të vdekurve nuk kishin vaksina kundër sëmundjes. Numri i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë arriti 37 857 veta.

Të enjten u dhanë 1586 vaksina kundër Covid.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tomisllav Donçev

Qeveria raporton përshpejtim të financimeve nga programet e BE-së

Shuma e mjeteve të disbursuara nga të gjitha programet operative të Bashkimit Evropian arrin në 3,3 miliardë leva (1,587 miliardë euro). Janë të lidhur kontrata për 12 miliardë leva (5,770 miliardë euro), që përbën 50% të fondeve totale. Sipas..

botuar më 25-10-03 11.09.PD

Parlamenti ia hoqi presidentit të drejtën për të emëruar drejtuesit e shërbimeve

Parlamenti bullgar do të zgjedhë kryetarin e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare (DANS) me propozim të qeverisë, në vend që ai të emërohet me dekret presidencial. Këtë e miratoi Kuvendi Popullor në lexim të parë dhe të dytë, si pjesë e..

botuar më 25-10-03 9.36.PD

Parashikimi i motit për 3 tetorin

Nuk do të ketë ndryshime të ndjeshme të motit gjatë 24 orëve të ardhshme . Do të kemi mot me reshje në shumë vende, shpeshherë të konsiderueshme, në zonat malore mbi 600-800 m mbi nivelin e detit - me borë. Në fund të ditës, reshjet në rajonet..

botuar më 25-10-02 7.40.MD