Në mëngjesin e 1 nëntorit, dronët rusë goditën qendrën rajonale ukrainase të Poltava. Shtëpitë e civilëve u goditën dhe një zjarr shpërtheu në vendin e shpërthimeve, njoftoi kreu i administratës ushtarake, Dmitri Lunin. Një pjesë e madhe e dronëve u rrëzuan, raporton UNIAN.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski njoftoi se nga 55 raketat ruse të lëshuara më 31 tetor kundër qyteteve të Ukrainës, 45 u shkatërruan nga mbrojtja ajrore. Në ditën e 250-të të luftës, Zelenski njoftoi se Rusia ka gjuajtur 4500 raketa në vendin e tij. Duke folur për Shoqatën e Avokatëve Ndërkombëtarë, ai shprehu shpresën se ata që janë përfshirë në krimet e luftës do të mbahen përgjegjës përpara një gjykate të posaçme.
Një nga raketat ruse të lëshuara në Ukrainë më 31 tetor, u ul në Moldavi. Si përgjigje, Kishinau dëboi një diplomat rus nga vendi.
Udhëheqësi rus Vladimir Putin pranoi se granatimet e fundit masive të qyteteve ukrainase janë si hakmarrje për sulmin ndaj flotës ruse të Detit të Zi në Sevastopolin e pushtuar. Putin komentoi para gazetarëve: "Është pjesërisht kështu. Por kjo nuk është gjithçka që mund të bëjmë”, raporton Interfax.Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi qendra e shtypit e organizatës. Iniciativa është në kuadër të programit "Ndihmë Ushqimore dhe..
Të shtunën , një çrregullim atmosferik do të kalojë mbi vendin. Temperaturat minimale do të luhaten nga 8° deri në 13°, ndërsa në Sofje pritet të jenë rreth 10°. Pas reshjeve gjatë natës, në Bullgarinë Veriore era veriperëndimore do të..
Tre lokomotiva të reja elektrike Siemens Smartron hyjnë në shërbim sot, 10 tetor, njoftoi Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov. Dy prej tyre do të shërbejnë trena në itinerarin Sofje-Burgas, dhe një në linjën Sofje-Ruse. Makinat e reja janë më të..
Lufta kryesore politike që po zhvillohet në Bullgari lidhet me orientimin gjeopolitik të vendit në të ardhmen. Kjo u tha nga Kryeministri Rosen..
Ekuipazhi i një anijeje mallrash me flamur Kameruni me 10 marinarë ukrainas në bord u shpëtua në një operacion të udhëhequr nga Qendra e Koordinimit..
Nuk ka interes të deklaruar investitorësh nga një blerës i ri dhe negociata për shitjen e "Lukoil Neftohim Burgas". Kjo u njoftua nga Ministri i..