Mësuesi frymëzues, historian dhe studiues nga Svilengradi Dimitër Gilev fitoi votën e audiencës në fushatën publike kombëtare të Radios Kombëtare Bullgare “Iluministi i vitit 2022”. “Ky është një nder i madh për mua dhe një tjetër dëshmi se puna ime prek njerëzit”, tha Dimitër Gilev pasi mori dekoratën. Ai u bëri thirrje të gjithë bullgarëve që të mos flasin më për Bullgarinë si vend, por të kuptojnë se ajo është atdheu ynë. Mësuesi 29 vjeçar, shpesh hyn në klasë i veshur me një kostum nga e kaluara për t’u dhënë nxënësve mësimet në mënyrë autentike. Në platformën e tij në internet “Bullgaria e lashtë”, Gilev ngarkon video, artikuj dhe botime me të cilat synon të zgjojë popullin bullgar.
"Gëzimi që shihni në sytë e njerëzve që keni ndihmuar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të përjetohet!" Kjo u nda nga Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov në Ditën e Iluministëve të Popullit më 1 nëntor. Të dy kanë ndihmuar bullgarë të..
Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70 vjeç do të jetë 15.34 euro (30 leva), sipas një Dekreti të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e..
Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion celular për besimtarët. Në versionin e parë, aplikacioni përfshin seksione kryesore si: “Bibla –..