Ministria e Turizmit punon frytshëm me destinacionin izraelit. “Në vitin 2019 vendin tonë e kanë vizituar 244 mijë turistë izraelitë. Këtë vit ne po bëjmë përparim në rimëkëmbjen pas pandemisë dhe me guxim mund të them se vitin e ardhshëm do ta arrijmë këtë numër”, tha ministri i turizmit nga qeveria e përkohshme, Ilin Dimitrov para pjesëmarrësve në Takimin Botëror të Mediave Bullgare, që po zhvillohet në Jerusalem dhe Tel Aviv.
Destinacioni i Izraelit është gjithnjë e më i përhapur në mesin e turistëve bullgarë dhe presim që vitin e ardhshëm atje të udhëtojnë rreth 50 mijë bullgarë, theksoi ministri dhe shprehu shpresën se gjatë qëndrimit atje do të zhvillojë një takim pune dypalësh me përfaqësues të biznesit turistik.
Shpatet malore në tre resortet kryesore dimërore të Bullgarisë - Borovec, Bansko dhe Pamporovo, janë të mbuluara mirë me borë para fillimit zyrtar të sezonit, njofton BGNES. Sezoni 2024/2025 do të hapet në Borovec më 15 dhjetor. Në..
Liqenet Çairski janë një zonë e mbrojtur në Rodopet Perëndimore, e njohur për liqenet e formuar në mënyrë natyrale nga rrëshqitja e dheut. Ata janë të mbuluar me një qilim të trashë torfe. Përreth syri kënaqet në livadhe me bimë të llojllojshme..
Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata Bullgare e Hoteleve dhe Restoranteve për partneritetin më të mirë mediatik në vitin 2024. Çmimin..