Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit, gjatë 24 orëve të fundit u konstatuan 580 raste të reja me koronavirus nga 5206 teste të kryera. 11 për qind e mostrave rezultuan pozitive. 59 për qind e të sapoinfektuarve nuk kanë vaksina kundër Covid.
Në spitale trajtohen 640 pacient, prej tyre 57 janë në terapi intensive. 6 për qind e të sapo pranuarve në spitale nuk kanë vaksina.
5 veta vdiqën me Covid të konfirmuar në 24 orët e fundit.
Rastet aktive janë 9238.
Të enjten u administruan 1339 vaksina.
Me një cikël të plotë të imunizimit janë 2 073 422 veta.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..