Qendra e trajnimit për demonstrimin e realitetit virtual dhe të shtuar Virteon Burgas në qytetin bregdetar është sërish e hapur për vizita. Gjatë muajve të verës aty mbaheshin vetëm kurse programimi, por që nga fillimi i vitit të ri shkollor Qendra është e hapur për vizita të organizuara të klasave shkollore, qytetarëve dhe mysafirëve të qytetit. Është krijuar nga Bashkia e Burgasit dhe Universiteti “Prof. Dr. Asen Zllatarov” dhe ka pajisje moderne, të cilat mundësojnë demonstrimin e objekteve 3D dhe vëzhgimet panoramike 360 gradë. Nëpërmjet kësaj teknologjie, vizitorët mund të “shkojnë” një shëtitje virtuale në kohët parahistorike, të “zhyten” në thellësitë e shtratit të detit ose të marrin pjesë në një “ekspeditë” emocionuese në xhunglën e Amazonës. Mësimet 3D, nga ana tjetër, mund t'i ndihmojnë nxënësit dhe studentët në përgatitjen e tyre në biologji, kimi, fizikë, natyrë dhe shoqëri, etj.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..