Banorët e Kievit duhet të jenë gati të largohen nga qyteti nëse ka një ndërprerje të plotë të rrymës elektrike, tha kryetari i bashkisë së kryeqytetit ukrainas, Vitali Kliçko. Javët e fundit, miliona ukrainas kanë qenë pa energji elektrike dhe ujë, pasi raketat dhe dronët rusë kanë goditur infrastrukturën jetike. Për të shmangur mbingarkesat dhe për të lejuar riparimet, është futur një mbyllje periodike e furnizimit me energji elektrike. Rreth 40% e sistemit energjetik të Ukrainës është dëmtuar ose shkatërruar nga sulmet ruse ndaj termocentraleve dhe linjave të energjisë.
Presidenti Volodimyr Zelenski paralajmëroi se, në kundërshtim me Konventat e Gjenevës për Mbrojtjen e Civilëve në Kohë Lufte, Rusia po furnizohet me raketa iraniane për të përsëritur sulmet masive në infrastrukturën ukrainase, kryesisht atë të energjisë. Zelenski shtoi se pa mbështetjen e Teheranit për Moskën, Ukraina do të ishte tashmë më afër paqes.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..