Prokuroria e Bullgarisë tashmë po heton vrasjen e policit kufitar në kufirin bullgaro-turk. “Nuk përjashtojmë që hetues bullgarë të shkojnë në Turqi për të marrë pjesë në hetimin bashkë me kolegët e tyre turq”, tha zëvendës kryeprokurori Borisllav Sarafov. Në se do të zbulohen kryesit në territorin turk, do të insistojmë që ata t’u dorëzohen autoriteteve bullgare, shtoi Sarafov.
Zëvendës kryeprokurori e diskutoi rastin nga Lukovit, ku asistoi në një aksion të përbashkët me prokurorinë e Zvicrës kundër një grupi për trafikimin e njerëzve. 6 të arrestuarit i detyruan njerëz për të lypur dhe prostituuar, duke i lënë të mbijetonin nën urat e Gjenevës.
Kompania e regjistruar në Zvicër “Gunvor” njoftoi se tërheq ofertën e saj për të blerë asetet jashtë vendit të “Lukoil”-it, mes të cilave është edhe rafineria në Burgas, njofton Reuters. Më 7 nëntor, shumica qeverisëse paraqiti në parlament..
Siguria energjetike në rajon dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në këtë fushë u diskutuan nga kryeministri Rosen Zheljazkov dhe presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski. Të dy biseduan me telefon më 6 nëntor. Ata diskutuan gjithashtu çështje..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - rreth 6°. Gjatë ditës moti do të jetë me re dhe me reshje, në shumicën e vendeve - para mesditës. Në Bullgarinë Veriperëndimore sasitë do të jenë më të konsiderueshme. Moti do..
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..