Në komunën e qytetit Ellhovo më 9 nëntor u shpall ditë zie në kujtim të policit 32-vjeçar Petar Bëçvarov, i cili u vra në shkëmbim zjarri në kufi. Inspektorit të ri do t’i jepet pas vdekjes distinktivi i nderit i Ministrisë së Brendshme dhe, me kërkesë të prindërve të tij, do të varroset me uniformën e Policisë Kufitare.
Asnjë forcë shtesë nuk është e dërguar në kufirin me Turqinë që nga incidenti tragjik. Forcat në terren janë të mjaftueshme, tha para BNR krye komisionari Stanimir Stanev, i cili është zëvendës kryesekretar i ministrisë. Dy persona u arrestuan në Turqi për pjesëmarrje në incident. Ata janë shtetas turq, shpjegoi Stanev dhe shtoi se tashmë në Turqi ka ekipe të Prokurorisë bullgare dhe të Ministrisë së Brendshme, të cilat drejtohen nga zëvendësministra.
Historia e re e BE-së nuk mban mend një incident kaq të rëndë kufitar, komentoi për BNR ish-zëvendësministri i punëve të jashtme Milen Keremedçiev.
“Ne kemi bashkëpunim të mirë me autoritetet turke, por synuam të qetësojmë presidentin Rexhep Erdogan që ai të mos i drejtonte flukset e mëdha të emigrantëve drejt Bullgarisë. Më pas pati valë të forta drejt Greqisë, e cila mbylli kufirin e saj. Ne nuk e bëmë këtë dhe vazhdojmë të negociojmë me partnerët tanë turq nga pozita e të qenit më të dobët. Është e qartë se ne mbështetemi në shërbime dhe vende të tjera për të kapur trafikantët e emigrantëve dhe për të ruajtur kufijtë tanë”, tha Keremedçiev.
“Frontex” ndihmon edhe kontrollin kufitar bullgar për momentin, por kjo nuk mjafton. Në muajt e fundit, nuk kishte përgjigje adekuate ndaj një fluksi të rritur dhe të strukturuar migrantësh. Ka mundësi që në të të ketë edhe anëtarë të organizatave terroriste, gjë që e bën edhe më të rrezikshme punën e policisë.
“Duhet të pranojmë se ne nuk mund të merremi vetëm me këtë problem dhe të kërkojmë bashkëpunim më serioz, sepse thyerja e kufirit tonë është thyerje e kufirit të BE-së”, kërkoi Keremedçiev.
Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..
Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..