Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria ndau 6.7 milionë leva për refugjatët ukrainas

Foto: BGNES

Qeveria e përkohshme miratoi ndihmën prej 6.7 milionë leva (3.4 milionë euro) për hotelierët që strehuan refugjatët ukrainas. Fondet janë në përgjigje të 300 kërkesave të dorëzuara nga hotelierët që ofruan ndihma humanitare në formën e mbi 507 000 fjetjeve dhe mëngjesit, drekës dhe darkës në shtator.

Kabineti ndau gjithashtu gati 1.6 milion leva (818 mijë euro) për transportin hekurudhor falas të qytetarëve ukrainas nën mbrojtje të përkohshme në vendbanimet e caktuara të qëndrimit.

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave vendosi gjithashtu që të ofrojë ndihmë ushtarake dhe ushtarako-teknike për Ukrainën, duke deklaruar në këtë mënyrë gatishmërinë e Bullgarisë për të kontribuar në Misionin e Ndihmës së BE-së në Ukrainë (EUMAM).


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çmimet e banesave në Bullgari u rritën me 15% brenda një viti

Në tremujorin e parë të vitit 2025, çmimet e banesave në Bullgari u rritën me 15.1% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Në tremujorin e parë të vitit 2025, krahasuar me tremujorin e..

botuar më 25-06-28 2.10.MD

Festivali rock “Tvërdica dhe kisha” pranë digës Zhrebçevo

Festivali rock “Tvërdica dhe kisha” do të mbahet këtë mbrëmje pranë digës Zhrebçevo. Festivali organizohet për një vit radhazi nga Komuna e qytetit Tvërdica dhe lidhet me pritjen tradicionale të “July Morning”, njofton BTA. Festa është..

botuar më 25-06-28 5.20.PD

Parashikimi i motit për 28 qershorin

Natën , nga veriperëndimi do të depërtojë ajër i freskët me erë të moderuar. Në rajonet perëndimore, veriore dhe malore do të bjerë shi i shoqëruar me bubullima . Do të ketë kushte për breshër. Të shtunën , era do të orientohet nga..

botuar më 25-06-27 7.40.MD