“Mos më premtoni asgjë për nesër, sot tashmë e vlerësoj çdo minutë... Dua një lule - një, por tani... Sepse e nesërmja fillon nga sot...”. Ky është një fragment nga kënga e njohur e viteve '90 të shekullit të kaluar "Nesër fillon nga sot". Rasti për t’i kujtuar këto fjalë është 10 nëntori - Dita e Lirisë së Fjalës në Bullgari. Data, të cilën e lidhim me fillimin e ndryshimeve demokratike në Bullgari, u bë gjithashtu simbol i shprehjes së lirë në vitin 2003, gjatë prezantimit të çmimeve vjetore për gazetarinë "Çernorizec Hrabër" nga Unioni i Botuesve në Bullgari.
Më 10 nëntor 1989, Plenumi i Nëntorit i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare pranoi dorëheqjen e liderit komunist Todor Zhivkov, gjë që i dha mundësinë Bullgarisë të merrte një rrugë të re zhvillimi pas 45 vitesh sundim socialist.
Dhe muzika i frymëzonte njerëzit dhe u dha atyre forcë për të kaluar vitet e vështira që pasuan.
“Mendoj se arti është një botë paralele. Njeriu mund të arratiset në të kur nuk i pëlqen ajo që e rrethon. Në ato “vite socialiste” muzika ishte një pjesë, një copë liri...” – thotë muzikanti i dashur i disa brezave bullgarë nga grupi “Shturcite” Valldi Totev në një intervistë për Radio Bullgarinë. Ai, së bashku me shumë muzikantë të tjerë, merrte pjesë në mitingjet e protestës që zhvilloheshin në sheshet në atë kohë me entuziazëm dhe shpresë të madhe për ndryshim, për një të ardhme më të mirë, për lirinë e fjalës, të artit, të personalitetit.
Atëherë lindën të ashtuquajturat “këngë të protestës”, dhe ajo që thuhej në to edhe sot e kësaj dite ngre pikëpyetje - a ia doli shoqëria jonë të ndahej nga të metat e veta, a na çuan njerëzit që zgjodhëm për të na qeverisur në drejtimin e duhur, a e arritëm lirinë që ëndërronim? ... Dhe a janë më pak ata që sot, pikërisht sot, duan bukë dhe këpucë të ngrohta, siç këndon Ilija Angellov nga “Diana Expres”, autor i muzikës së këngës “Nesër fillon nga sot”. Teksti i këngës është i Aleksandër Petrov.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Më 25 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Kliment Ohridski. Kryepeshkop, mësues dhe letrar, ai ishte një nga nxënësit më të shquar të Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodij , ndër Shtatë Shenjtorët - mësuesit e..
Më 24 nëntor, Kisha Ortodokse nderon Shën Katerinën, e cila ishte një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj. Ajo jetoi në fund të shekullit III dhe fillim të shekullit të IV dhe rridhte nga një familje fisnike në Aleksandri të Egjiptit. Në..
Katedralja Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” kremton sot festën e saj. Tempulli i shenjtë, simboli i kryeqytetit bullgar, është një tempull monument, i ndërtuar "si shenjë mirënjohjeje ndaj popullit rus për Çlirimin e Bullgarisë nga pushtimi osman në..