Për të tetin vit radhazi, Radioja Kombëtare Bullgare mblodhi gazetarë nga programet e saj kombëtare dhe rajonale në një Master Class të gazetarisë radiofonike. Kolegët tanë u përzgjodhën me anë të një konkursi për t’u trajnuar sipas plan-programit të Departamentit të Kualifikimit të Bashkimit Evropian për Radio dhe Televizion - EBU ACADEMY. Para pak kohe ata përfunduan me sukses trajnimin e tyre, duke u pasuruar me njohuri dhe përvojë të re.
"Unë mendoj se të gjithë, pavarësisht moshës që kanë, është e nevojshme të jenë me hapin e kohës”, thotë gazetarja e programit “Horizont” i BNR-së Svetllana Diçeva, pedagoge në Akademi. – Të shohin se cilat janë cilësitë e kolegëve të tyre, në cilin drejtim mendojnë, çfarë idesh të reja mund të shfaqen, që të përfitojnë prej tyre dhe të pasurojnë prezencën e tyre para mikrofonit. Idetë e reja janë diçka shumë e rëndësishme, ndryshimi - gjithashtu, sepse bota përreth po zhvillohet furishëm dhe ne duhet të përshtatemi me të, ndonjëherë edhe si gazetarë duke u përpjekur të jemi dy hapa përpara ngjarjeve. Sidomos tani, pas pandemisë, e kuptuam se sa e rëndësishme është të ndihemi si një e tërësi pjesë e Shtëpisë së Madhe të Radios. Ne të gjithë krijojmë atë ndjenjën e bashkimit që na ndihmon edhe në ruajtjen e një mendje të shëndetshme. Ndjenja e bashkimit është një nga gjërat më të rëndësishme që duhet të ruajmë dhe Radioja ndihmon jashtëzakonisht shumë mbi këtë ndjenjë të rëndësishme”.
Sipas Svetllana Diçevës, Akademia i ndihmon të gjithë të fitojnë pak më shumë vetëbesim. "Secili ka individualitetin e tij dhe kontribuon për tingëllimin e përgjithshëm të programeve," thekson ajo.
Në veçantinë e përmbajtjes së ofruar nga Radio Bullgaria kontribuojnë edhe kolegët tanë, të cilët ndër vite kanë përsosur aftësitë e tyre në Akademinë e BNR-së. Në edicionin e saj të tetë morën pjesë Ajlin Topleva nga redaksia greke e Radio Bullgarisë dhe Maria Stoeva nga redaksia franceze:
“Akademia e BNR-së ishte një sfidë e jashtëzakonshme për mua, nuk mund ta fsheh – thotë Ajlin Topleva. - Kam aplikuar duke e ditur se do ta kisha të vështirë, por doja të kuptoja se si funksionon Radioja nga brenda, si është të krijosh përmbajtje për radio. Unë jam një fillestare e vërtetë, pa përvojë në gazetari, dhe një introverte e tmerrshme, dhe ndonjëherë ishte vërtet një sfidë për të kapërcyer pritshmëritë e mia, por jam e kënaqur me rezultatin përfundimtar, me njohuritë që kam fituar, përvojën dhe njerëzit e mrekullueshëm që kam takuar - si kolegët e kursit, ashtu dhe pedagogët, të cilët janë profesionistë të jashtëzakonshëm."
Sipas Ajlin, të merresh me Radio është e vështirë, veçanërisht sipas standardeve të larta që mbahen në Radion Kombëtare Bullgare. Dhe ajo që asaj i pëlqen në median tonë është se ka një larmi të madhe radio programesh, emisionesh ku secili mund të gjejë vendin e tij. “Vendi im, me siguri, është në Radio Bullgarinë”, thekson Ajlin dhe shton:
“Pjesa më interesante e Akademisë për mua ishte moduli “Intervistë". Është një zhanër që duket i lehtë, por nuk është, ka hollësitë e tij dhe duhet të mësosh të bësh pyetjet e duhura dhe të drejtosh bisedën. Më anë të intervistës mund ta bësh një person të tregojë edhe historitë e tij më intime dhe mua më pëlqejnë ato histori që janë në vetën e parë. Gjëja tjetër që më ka rrëmbyer është se edhe nëse mendon se e njeh një person jashtëzakonisht mirë, mund të zbulosh diçka më shumë rreth tij, të arrish më thellë, nëse arrin t'i bësh pyetjet e duhura."
Të ngjashme janë edhe përshtypjet e Maria Stoevës nga redaksia franceze, për të cilën Master Class i Akademisë është një përvojë që të bën të ndihesh pjesë e BNR-së dhe të jep një ide gjithëpërfshirëse të programeve të saj:
“U njoha me aspektet e ndryshme të gazetarisë radiofonike – gjëra që nuk i bëjmë shumë shpesh në redaksitë e gjuhëve të huaja të Radio Bullgarisë. Ishte shumë intriguese të bëja një reportazh, ta projektoja dhe më pas ta montoja. Nga ana tjetër, ndihesha më e përfshirë me BNR-në. Takova kolegë nga programe të ndryshme, duke përfshirë dhe ato rajonale, dhe kështu u njoha me qasje dhe metoda të ndryshme për Radion, dhe secili prej tyre ka përvojën e tij unike. Më pëlqeu veçanërisht projekti praktik, që ishte disi si një temë diplome. Na u desh të regjistronim një podcast për një temë që ishte interesante për ne, dhe mu duk jashtëzakonisht frymëzuese ta shikoja atë si një projekt personal dhe krijues. E vetmja gjë e trishtueshme është se akademia ka përfunduar. Më ka pëlqyer kaq shumë bashkëveprimi me të tjerët dhe zbulimi i gjërave të reja dhe shpresoj që në njëfarë forme të mos mbarojë, por të vazhdojë edhe më tej”.
Ja se cilat janë edhe përshtypjet e Svetllana Diçevës për dy vajzat e Radio Bullgarisë:
“Jo vetëm që janë shumë inteligjente dhe dëgjojnë me kujdes dhe mësojnë, por janë gjithashtu mjaft polifonike, që do të thotë se mund të hyjnë në një gamë të gjerë rolesh. Radioja i jep të gjitha këto mundësi - për të udhëhequr, për të bërë intervista, për të raportuar në shumë fusha të ndryshme, dhe ato kanë treguar se mund ta bëjnë këtë, si dhe të perfeksionohen. Dhe kjo është shumë e rëndësishme për një gazetar - të mësojë deri sa të jetë gjallë”.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: BNR, arkiv, pixabay
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni vepën origjinale të Veronika Todorovës “Dance on the river” në të cilën merr pjesë edhe Vesko Eschkenazy - violinë dhe George Miltiyadoff -..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën e titulluar “Betimi” nga grupi “Shturcite”. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:40 - Lajme 11:05- Kënga e ditës
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 29 tetor 2024 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë këngën "Gjithçka është në rregull"në interpretim të Ljubo Kirovit. Ju urojmë minuta të..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Shoqëri do t’ju flasim për Antarktidën - motorin e ndryshimeve..
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 8 nëntor 2024 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë..