Deklarata e djeshme e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme të Rusisë Marija Zaharova në lidhje me vendimin e parlamentit bullgar t’i furnizojë Ukrainës armë, u caktua nga zëvendës ministri i jashtëm bullgar Kostadin Koxhabashev si një retorikë propaganduese e Rusisë. Në deklaratën e palës ruse theksohet, se votimi i shumicës në parlament është “akti i radhës armiqësor, i cili do të çojë në një përkeqësim të mëtejshëm të marrëdhënieve tashmë të mjerueshme dypalëshe”. Koxhabashev kujtoi se Bullgaria është në listën ruse të të ashtuquajturve vende armike edhe para vendimit të Kuvendit Popullor për dhënien e ndihmës ushtarake. Ai gjithashtu theksoi se deklarata e palës ruse e përshkallëzoi edhe më shumë situatën në fjalë. Sipas Koxhabashev, marrëdhëniet dypalëshe me Rusinë janë me të vërtetë në pikën më të ulët dhe “në thelb, i gjithë bashkëpunimi de facto ka pushuar”.
Kreu i partisë Veliçie, Ivelin Mihajllov, deklaroi në parlament se së bashku me partitë MEÇ dhe “Vëzrazhdane”, kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme për të paraqitur një ankesë në Gjykatën Kushtetuese. Ata po sfidojnë zgjedhjen nga parlamenti..
Krëstjo Peev nga Shoqata Qytetare “Këshilli Publik” në Nesebër raportoi për Radion Kombëtare Bullgare për “njerëz të vdekur të bllokuar në hotele që duhet të evakuohen, për dhjetëra makina, tualete dhe pavione në det” në fshatin turistik..
Në Bullgari veprojnë grupe diversante që ushtrojnë ndikim hibrid dhe janë pjesë e jetës politike të vendit, duke vepruar përmes dezinformimit. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një seance të kontrollit parlamentar, duke iu..
Të mërkurën situata sinoptike do të mbetet e ndërlikuar. Gjatë natës, në Rrafshinën e Danubit dhe në zonën Ludogorie do të vazhdojë të ketë reshje..
Kryetari i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, ka paraqitur një padi në prokurori kundër liderit të GERB-it dhe ish-kyeministrit të Bullgarisë..
Mjekët e rinj nga nisma “E ardhmja në Bullgari” po protestojnë përsëri. Ata do të mblidhen pasdite para Ministrisë së Shëndetësisë, nga ku do të..