Lideri i GERB, Bojko Borisov, i tha bTV se partia e tij është gati me përbërjen e një kabineti të ri të mundshëm, në të cilin ai nuk do të jetë kryeministër. Por ky kabinet nuk do të ishte i qëndrueshëm. Sipas tij, "Ngritja bullgare" ka shansin më të madh për të formuar një qeveri me mandatin e tretë. Fjalët e tij shkaktuan reagime të zhurmshme në parlament.
Lideri i "Ngritjes Bullgare" – ish-kryeministri Stefan Janev nga qeveria e përkohshme, shprehu gatishmërinë për të zhvilluar bisedime me të gjitha forcat në parlament dhe nuk përjashtoi mundësinë e emërimit të tij si një figurë kompromisi për kryeministër. Megjithatë, ai kërkoi që përpara se të diskutohen opsione të tilla, forcat politike të fokusohen në mundësitë e formimit të një kabineti me mandatin e parë dhe të dytë.Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi i tij u gjet gjatë një kërkimi nga shërbimi i zjarrfikësve. Ndërkohë, guvernatori i rajonit të..
Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një tuneli hekurudhor ndërkufitar. "Pas korrespondencës, u morën shënime nga pala e Maqedonisë së Veriut,..
Kreu i partisë Veliçie, Ivelin Mihajllov, deklaroi në parlament se së bashku me partitë MEÇ dhe “Vëzrazhdane”, kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme për të paraqitur një ankesë në Gjykatën Kushtetuese. Ata po sfidojnë zgjedhjen nga parlamenti..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore..
Të mërkurën situata sinoptike do të mbetet e ndërlikuar. Gjatë natës, në Rrafshinën e Danubit dhe në zonën Ludogorie do të vazhdojë të ketë reshje..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet..