Trupat ukrainase kanë rimarrë 41 fshatra në jug të Ukrainës. Në të gjitha fshatrat ka mina të shpërndara dhe ata ishin braktisur nga forcat ruse, njoftoi Presidenti Volodimir Zelenski në fjalimin e tij me video të mbrëmjes. Kjo ndodhi një ditë pasi Moska njoftoi tërheqjen e saj nga qyteti strategjik jugor Herson. Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë provë për një eksod masiv nga qyteti.
“Flamujt ukrainas që po rivendosen në vendin e tyre të ligjshëm në kuadër të operacionit të mbrojtjes në vazhdim janë tashmë dhjetëra. Armiku nuk po largohet dhe ukrainasit po ndjekin pushtuesit me çmim të lartë”, tha presidenti ukrainas.
Tërheqja e forcave pushtuese ruse nga Hersoni do të vazhdojë për të paktën një javë, tha për Reuters ministri ukrainas i mbrojtjes Oleksii Reznikov. Sipas tij, para tërheqjes së paralajmëruar në bregun perëndimor të Dnieprit, forcat ruse në rajonin Herson numëronin 40 000 njerëz, dhe disa prej tyre janë ende në qendrën rajonale. Sipas ministrit, nuk është e lehtë të parashikohen veprimet e rusëve, por sipas të gjitha gjasave, intensiteti i luftimeve do të ulet gjatë dimrit dhe të dyja palët do të përdorin motin e ftohtë për t'u rigrupuar. Megjithatë, zyrtarët ukrainas paralajmërojnë se manovra e Rusisë mund të jetë një kurth. Ukraina ka 1 milion burra për të mbrojtur 2500 km kufij me Bjellorusinë, Rusinë dhe linjën e kontaktit me rusët në territoret që ata pushtojnë.
Shtëpia e Bardhë njoftoi një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë 400 milionë dollarë, raportoi Reuters. Paketa përfshin sisteme të mbrojtjes ajrore, duke përfshirë raketa për sistemin anti-ajror Hawk, si dhe katër sisteme të mbrojtjes ajrore amerikane Avenger të pajisura me raketa Stinger, tha Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan.Lideri i DPS - Fillimi i Ri, Deljan Peevski deklaroi se është kundër vazhdomit të mbështetjes së liderit ukrainas Vollodimir Zelenski nga ana e shtetitë "Të gjitha paratë duhet të shkojnë për qytetarët bullgarë, gjithçka duhet të jetë brenda për..
Duke komentuar deklaratën e djeshme të liderit të Grupit Parlamentar "Demokraci, të Drejta dhe Liri - DPS" Xhevdet Çakarov se partia e tij mund të rishqyrtojë mbështetjen e saj për shumicën në parlament, kreu i GERB-it Bojko Borisov deklaroi sot se..
Puna e gazetarëve të mediave më të vogla në Bullgari është veçanërisht e vështirë, sipas raportit vjetor të Këshillit të Evropës, të paraqitur në Bruksel. Në përgjithësi për Evropën, vihet re se në vendet e pjesës qendrore dhe lindore të kontinentit,..
Një fushatë informuese në shkallë të gjerë për aplikimin e euros në Bullgari do të fillojë në mars. Këtë ka bërë të ditur ministrja e financave..
Shkalla e lindjeve në BE ra me 5.4% në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022. Kjo është rënia më e madhe vjetore që nga viti 1961 e deri më sot. Bullgaria..
Industria bullgare e mbrojtjes ka një potencial të madh, dhe duhet ta inkurajojmë atë, tha për bTV ministri i jashtëm Georg Georgiev. Mendoj se..