Kompania e transportimit të mallrave me dron Dronamics, e themeluar nga bullgarët Svilen dhe Konstantin Rangellovi, do të bashkëpunojë me aeroportin në Ballçik në përgatitjen e nisjes së fluturimeve të tyre të ardhshme komerciale.
Programi i fluturimit është një nga hapat e procesit të certifikimit të aeroplanit pa pilot "Mjellma e Zezë". Pritet që programi të nisë para fundit të vitit, thuhet në faqen e internetit të Bashkisë së Ballçikut.
Shërbimi do të nisë fillimisht në Maltë dhe Itali, prej nga do të operojnë fluturimet në të gjithë Mesdheun. Malta ishte vendi i parë që i dha një licencë kompanisë për të kryer transportime të tilla mallrash. Vendi, edhe pse i shkëputur nga kontinenti, ruan lidhjen e tij me botën kryesisht me ndihmën e avionëve. Në Bullgari, shërbimi i zhvilluar nga vëllezërit Rangellovi pritet të ofrohet nga viti 2024.
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Festa e sivjetshme e bullgarëve të Besarabisë, të cilën e shënojmë çdo vit më 29 tetor, u shndërrua në një sërë ngjarjesh kushtuar bashkësisë bullgare të shpërndarë në rajonin e Besarabisë, e ndarë midis Rumanisë, Ukrainës dhe Moldavisë. E fundit prej..
Një takim me temën "Ariu në kontekstin e ekoturizmit: mundësi dhe perspektiva" do të mbahet sot, 11 nëntor, në ndërtesën e Bashkisë së Smoljanit. Eventi është organizuar nga WWF Bullgaria dhe Shoqata "Horizonte të Reja" - Smoljan dhe synon të bashkojë..
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një diskutimi me gazetarët bullgarë në Bruksel. Ligji aktual i shtetësisë bullgare është jologjik..