Gjatë vitit 2022 Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare shënon shtatë dekada nga themelimi i saj. Këtij përvjetori të rëndësishëm i kushtohet albumi i dyfishtë, i cili mblodhi regjistrime nga dhjetë vitet e fundit, si dhe koncerti i hapjes së sezonit të 70-të të formacionit. Shfaqja është më 14 nëntor, në sallën e kryeqytetit “Bëllgaria”. Si në album ashtu edhe në programin e koncertit janë disa nga këngëtarët dhe instrumentistët më të njohur bullgarë.
“Për koncertin ftuam artistë nga gjenerata të ndryshme – fizarmonicistin Petër Rallçev, këngëtarët Danisllav Kehajov, Todor Kozhuharov, Cvetanka Varimezova, Galina Durmushlijska, Darina Sllavçeva, Neli Andreeva, Hristo Kosashki, Petja Paneva dhe shumë, shumë të tjerë” – tregon dirigjenti Dimitër Hristov, të cilit i ra detyra e vështirë për të paraqitur historinë e pasur të orkestrës në një mbrëmje.
“Po bëjmë një kaleidoskop shumëngjyrësh zërash dhe instrumentesh, programi është shumë i larmishëm - vazhdon maestro. – Këndojnë solistë nga të gjitha trevat folklorike, përfaqësues të brezave të ndryshëm. Pjesëmarrjen e veçantë në koncert do të ketë “Misteri i zërave bullgarë”. Orkestra Popullore e Radios ka një lidhje tepër të ngushtë me këtë kor. Para 70 vitesh u krijua Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, pjesë e të cilit ishte edhe ky kor popullor i grave, i cili filloi një jetë krijuese të pavarur në vitin 1992. Përzgjedhjen e interpretuesve dhe veprave e bëra me ndjenjë përgjegjësie ndaj nivelit dhe autoritetit të Orkestrës së Muzikës Popullore të BNR-së. Nuk është e lehtë të prezantohet një përvjetor i 70-të – kjo është një histori e gjatë, një jetë të tërë. Mendoj se dolëm mirë, së bashku me producentin Kristijan Nedellçev, kolegët e orkestrës dhe gjithë ekipin e përfshirë në përgatitjen e ngjarjes. Në koncert do të tingëllojë muzikë shumë të bukur.”
Mes pjesëmarrësve është edhe këngëtari i krahinës folklorike të malit Rodopa Dimitër Arnaudov, i cili është një nga zbulimet e ekipit të producentëve të BNR. Së fundmi, këngëtari i ri realizoi regjistrimet e para me Orkestrën e Muzikës Popullore të BNR-së. Ja një nga këngët që do të tingëllojë në mbrëmjen festive.
Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..
Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..
Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..