Në Bullgari nuk ka një regjistër të plotë të fëmijëve me autizëm - numri, vendndodhja territoriale, mosha e tyre, cilat janë praktikat e mira. Këtë e tha nënpresidentja Ilijana Jotova në hapjen e Forumit për Shërbime Sociale në vend dhe Konferencës së tretë Ndërkombëtare për Autizmin, organizuar nga Shoqata “Autizmi sot”. Në vendin tonë funksionojnë katër qendra për punë me fëmijët me autizëm. Duhet koordinim institucional në kujdesin ndaj personave me autizëm, të cilët përballen me burokraci dhe keqkuptime.
Në lidhje me një fëmije me autizëm nga qyteti Pernik që po kërkohet ditën e katërt me radhë, Jotova tha se ky rast është mjaft zbulues për t’u analizuar mirë dhe për të parë se ku janë problemet.
Djali 12-vjeçar u zhduk më 11 nëntor të këtij viti gjatë shëtitjes në rrethinat e vendlindjes së tij. Kërkimet, ku përfshihen policia, shpëtimtarët dhe vullnetarët, mbeten pa rezultat.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..