“Karitas Bulgaria” nis një tjetër edicion të fushatës “Sepse JEMI NJERËZ!” për të mbështetur të moshuarit në të drejtën e tyre për të jetuar një pleqëri dinjitoze. Nëpërmjet saj, organizata katolike mbledh fonde për të ndihmuar 400 bullgarë të moshuar dhe të sëmurë nga 13 qytete dhe fshatra. Ideja është që njerëzit, të cilët shpesh lihen në vetvete dhe jashtë agjendës së shoqërisë, të kuptojnë se nuk janë të harruar dhe të vetëm.
Prej 20 vitesh “Karitas” ndihmon të moshuarit dhe të sëmurët nga i gjithë vendi përmes shërbimit “Kujdes në shtëpi”. Ekipet e lëvizshme të infermierëve dhe punonjësve socialë vizitojnë secilin prej atyre në nevojë dhe ndihmojnë në kujdesin shëndetësor, higjienën dhe jetën sociale.
Që nga viti 2002, në vendin tonë janë krijuar tetë qendra të kujdesit në shtëpi për të ndihmuar të moshuarit në rajonet e Sofjes, Plovdivit, Plevenit, Vracës, Ruses dhe Burgasit.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
"Gëzimi që shihni në sytë e njerëzve që keni ndihmuar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të përjetohet!" Kjo u nda nga Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov në Ditën e Iluministëve të Popullit më 1 nëntor. Të dy kanë ndihmuar bullgarë të..
Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70 vjeç do të jetë 15.34 euro (30 leva), sipas një Dekreti të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e..
Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion celular për besimtarët. Në versionin e parë, aplikacioni përfshin seksione kryesore si: “Bibla –..