Vetëm katër nga shtatë forcat politike kanë hyrë në sallën plenare dhe nuk kanë mbledhur kuorumin për hapjen e mbledhjes. “Po e vazhdojmë ndryshimin” dhe “Bullgaria Demokratike” bojkotojnë Kuvendin Popullor, ndërsa deputetët e GERB-it u thirrën në selinë e partisë nga lideri i tyre Bojko Borisov. Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” Kirill Petkov deklaroi në margjinat e parlamentit se bashkëpartiakët e tij nuk do të hyjnë në sallë, edhe nëse Bojko Borisov bën një hap prapa në ndryshimet e propozuara nga BSP, pasi ata insistojnë në tërheqjen e projektligjit.
Ndërkohë, në një konferencë, kreu i GERB u kërkoi deputetëve të tij që të mos mbështesin propozimet për shfuqizimin e Këshillit Publik të KQZ-së dhe të zonëszgjedhore “Jashtë Shtetit”, si dhe kushtin për të paktën 100 aplikime për hapjen e seksioneve të votimit jashtë vendit. Megjithatë, ai theksoi se GERB nuk do të heqë dorë nga kthimi i fletëve të votimit. Bojko Borisov ftoi në një bisedë pjesën tjetër të forcave parlamentare për të rihapur temën e Kodit Zgjedhor, por edhe atë të nevojës së një Asambleje Kombëtare funksionale.
Dy orë më vonë dhe pas tre votave, deputetët arritën të mbledhin kuorum me ndihmën e grupit parlamentar të GERB-SDS.
GERB vazhdon të insistojë për fletëvotimet në letër, por është gati të bëjë kompromise sa u përket teksteve të tjeraQëllimi politik i qeverisë është anëtarësimi i plotë i Bullgarisë në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) deri në fund të vitit 2026, u tha zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov përfaqësuesve të biznesit britanik në vendin tonë...
Dyzet e nëntë për qind e inxhinierëve dhe shkencëtarëve të punësuar në vendin tonë janë gra, u bë e qartë në tryezën e rrumbullakët "Gratë në Inovacion" të mbajtur në Sofje. Në sektorin e teknologjisë, 27% e specialistëve të IT-së janë gra, gjë që na..
Këshilli Bashkiak në Karllovo vendosi të fillojë procedurën për ndryshimin e statusit të pronës në të cilën është planifikuar ndërtimi i një fabrike baruti dhe municionesh - në bashkëpronësi të “Vazovski Mashinostroitellni Zavodi” – VMZ (Fabrikat e..
Në vitin 2024, 8.2% e personave të moshës 18 vjeç e lart që deklaruan se punonin (të punësuar ose të vetëpunësuar) në BE ishin në rrezik varfërie, sipas..
Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese që synojnë përfshirjen e qytetarëve që nuk i përkasin popullit shumicë, siç..
Bullgaria mbështetet te përpjekjet e konsujve të nderit nga e gjithë bota në vendin tonë për të kontribuar në hapjen e partneriteteve të reja në..