Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Është shkatërruar një rrjet për pornografi fëmijësh, janë bërë arrestime

Foto: BGNES

Prokurori i përgjithshëm Ivan Geshev njoftoi në Twitter se një rrjet pornografie për fëmijë është shkatërruar dhe përgëzoi prokurorët dhe hetuesit nga Njësia e Krimeve Kibernetike për rezultatin e operacionit. Veprimet tona duhet të jenë pa kompromis, sepse ky lloj krimi vë në rrezik gjënë më të çmuar për ne – fëmijët tanë”, ka shkruar akuzuesi. Herët në mëngjes kanë nisur kontrollet në shtëpi dhe zyra në dhjetëra adresa në kryeqytet, Varna, Haskovo dhe zona të tjera të banuara, ka edhe persona të ndaluar. Sipas të dhënave paraprake, rrjeti i pedofilëve ka shkëmbyer materiale pornografike me fëmijë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 5 korrikun 2024

Ditën e premte do të mbizotërojë mot me diell. Kryesisht në Bullgarinë Lindore do të mbajë vranësira, por vetëm në disa rajone do të ketë reshje të shkurtra shiu. Era do të vazhdojë të fryjë nga drejtimi perëndimor kryesisht e dobët. Temperaturat do..

botuar më 24-07-04 7.35.MD
Deljan Peevski

DPS nuk do të propozojë një qeveri me mandatin e dytë

DPS do të kthejë menjëherë mandatin e dytë për formimin e qeverisë. Këtë e deklaroi para gazetarëve bashkëkryetari i DPS-së Deljan Peevski. Ai shtoi se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja. “Mandati i dytë nuk do të ndodhë, e shihni që nuk ka..

botuar më 24-07-04 5.32.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri: Bullgarisë nuk i bëhet presion për të ndryshuar qëndrimin ndaj Maqedonisë së Veriut

Qëndrimi i Bullgarisë në lidhje me Republikën e Maqedonisë së Veriut është i pandryshuar – vendi ynë kërkon që të respektohen marrëveshjet e nënshkruara. Këtë e deklaroi kryeministri në detyrë dhe ministër i punëve të jashtme, Dimitër Gllavçev, gjatë..

botuar më 24-07-04 3.50.MD