“Gjithçka që po ndodh tani në jetën tonë politike, me këtozgjedhje të vazhdueshme, është si të mbushësh boshllëkun me zbrazëti. Ne jemi si ato ketrat që vrapojnë vazhdimisht brenda rrotës, në mënyrë që të harxhojnë energjinë e tepërt. Ne në të njëjtën mënyrë - shpërdorojmë pa asnjë qëllim energjinë e popullit, paratë e popullit gjithashtu”. E tillë është diagnoza e artistit të sotëm, detyra kryesore e të cilit është t'i tregojë shoqërisë të metat e saj të para si me lupë.
Karikaturisti Ivajllo Cvetkov zgjodhi datën emblematike nga historiamë e re e Bullgarisë - 10 nëntorin - për të prezantuar ekspozitën e tij të re - "Testi i shikimit". Ajo paraqet karikatura me portrete politikanësh, biznesmenësh, sportistësh, por e përbashkëta është se shfaqja e tyre mbi fletën e bardhë lidhet me ndonjë ngjarje konkrete. Dhe ngjarjet në jetën politike bullgare duket sikur po përsëriten me një ritëm të vrullshëm:
“Edhe pse kemi mbajtur pesë zgjedhje në vetëm një vit e gjysmë, /nga prilli 2021 – zgjedhje të rregullta parlamentare, zgjedhje “2 në 1” në nëntor 2021 dhe në shtator të këtij viti zgjedhje të tjera të parakohshme parlamentare/ rezultati në fundështë i njëjtë. Tanitek të gjithëshohim një frikëpër të marrë përgjegjësi politike, çdo njëri prej tyre largohet nga të tjerët dhe refuzon të bëjnë koalicion dhe kështu kalojmë nga zgjedhjet në zgjedhje”, thotë artisti, krijimete të cilit dallohen nga detajet shumëngjyrëshe dhe të theksuara në karikaturat e personazheve të tij.
Shumica e karikaturave dhe sharzhevenuk janë bërë posaçërisht për ekspozitën aktuale, por janë emblematike për 23 vitete fundit të punës së autorit. Midis tyre, megjithatë, dallohen personazhe të mëdhenj dhe tënjohur nga e kaluara dhe sot, për shembull, humoristi i madh Charlie Chaplin, ish-kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov, Vladimir Putin, Angela Merkel dhe shumë të tjerë të paraqitur në përmasa të plota.
"Por bota është shumë ngjyrëshe, nuk është vetëm politikë, ka shumë njerëz të talentuar që e meritojnë dhe gëzohen kur janë të përjetësuarnë një karikaturë me imazhin e tyre" - thotë karikaturisti ynë i famshëm Ivajllo Cvetkov.
“Unë pikturoj për një gazetë dhe krijimtaria është një përditshmëri për mua. Karikaturat politike janë pjesë e pazëvendësueshme e punës për gazetën, ndaj unë pikturoj edhe për shkak të detyrës. Por kjo gjë është deri në drekë, ndërsa pasdite - mirë, jo çdo ditë, sigurisht - kur kam kënaqësi të ulem, atëherë bëj ndonjë karikaturë, por tashmë për shpirtin, më artistike, ashtu siç më pëlqen mua. Sepse politika bëhet e mërzitshme për njeriun. Për shembull, një qeveri, nëse qëndron për një mandat të plotë, atëherë nuk është më interesante për karikaturistin. Tani, brenda një apo dy viteve, kaluan shumë njerëz të larmishëm në parlament dhe në qeveri. Të larmishëm në kuptimin humoristik të fjalës, kështu dhe për ne ishte edhe më interesante t'i vizatonim. Për shembull, Sllavi Trifonov, i cili u shfaq si një meteor, u shfaq dhe u zhduk, u duk pak si ajo kometa Halley. Shërbëtorii tij, Toshko Jordanov, gjithashtu. Aty këtu shfaqet Maja Manollova, - ajo është kandidatja e përjetshme për pushtet. Fytyrave të vjetra u shtohen edhe detajetë reja. Por politikanët janë një racë e tillë njerëzish - shumë të huaj për mua, unë nuk i kuptoj - është e qartë se ata kanë një qëllim specifik, që është të jetojnë mirë, të jenë në qendër të vëmendjes, në qendër të ngjarjeve. Ata duan të jenë domethënës, të rëndësishëm, por shumë prej tyre janë njerëz mjaft mediokër, por ambiciozë, që është një kombinim jashtëzakonisht i rrezikshëm. Për mendimin tim, kjo është fatkeqësia, se kanë shumë mangësi, por duan të jenë numër një në axhendën e shtetit dhe të pëlqehen nga të tjerët. Dhe pëlqimi në mesin tonë, të karikaturistëve,shprehet vetëm në një mënyrë – nëse e pëlqen dikë, do të thotë se do ta vizatosh në mënyrë të tillë që ta bësh për të qarë nëse eshehveten në një karikaturë diku në faqet e shtypit”.
Ndërkaq, të gjithë ata që janë në skenën publike i nënshtrohen një trajtiminga ana e karikaturistit, mendon Ivajllo Cvetkov. Midis politikanëve bashkëkohorë bullgarë dhe botërorë, nuk ka asnjë imazh që ai nuk do të tentonte ta kthente në karikaturë. “Njerëzve u pëlqen të tallen me fytyrat që shohin çdo ditë në ekran, prandaj ekspozitat me karikatura janë të suksesshme”, thotë artisti, i cili ka fituar më shumë se 130 çmime për punën e tij.
“Ka disa politikanë që nuk e pëlqejnëveten dhe telefonojnë redaksitë, por kjo ndodh shumë rrallë, shumica heshtin, nuk telefonojnë. Por ka edhe nga ata që bëjnë koleksione me karikaturate tyre. Për shembull, ish-kryeministri Simeon Sakskoburggotski. Ose ish-avokati i popullit Konstantin Pençev - ai kishte një sallë në të cilën mbante një koleksion të karikaturave të tij, të shfaqura në të gjitha gazetat. Ç’është e vërteta, në vende si Bullgaria, personaliteti i Avokatit të Popullit nuk është ndër më të rëndësishmit në vend, por pikërisht për të bëheshin karikatura. Ai madje donte të kishte karikaturat origjinale dhe nuk donte që tia dhuronin, por i blinte nga autorët”.
Ekspozita “Testi i shikimit” e Ivajllo Cvetkovit mund të shihet në galerinë që ndodhet në Rrugën „Shipka“ nga data 6 deri më 29 nëntor.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: Gergana Mançeva, sbh.bg
Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..
Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..
Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë..