Konsultimet e presidentit Rumen Radev me partitë e përfaqësuara në parlament për formimin e qeverisë u kthyen në mosmarrëveshje për riarmatimin e ushtrisë bullgare në takimin e presidentit me koalicionin "Bullgaria Demokratike".
Presidenti kritikoi tezën se Bullgaria duhet t'i sigurojë Ukrainës armatimin e vjetër sovjetik që të marrë në këmbim sisteme të vjetra të NATO-s nga aleatët e saj.
Bashkëkryetari i "Bullgarisë Demokratike" Hristo Ivanov u përgjigj se problemi me modernizimin e vonuar të ushtrisë është sistematik. Politikani theksoi se presidenti ka spekuluar se nëse Sofja i jep armë Ukrainës, ajo do të hyjë si vend në luftë, sepse edhe vendet e tjera perëndimore furnizojnë me armë Ukrainën, por ato nuk janë vende ndërluftuese. Putin ka interes për një Evropë të përçarë për të imponuar vullnetin e tij. Pas 24 shkurtit, sado vonë të jetë, ne duhet të qëndrojmë në anën e Ukrainës dhe të mos trembim njerëzit, shtoi Ivanov.
Lidhur me formimin e qeverisë, presidenti theksoi se në zgjedhjet e fundit qytetarët bullgarë dhanë një votë sipas së cilës asnjë parti nuk mund të qeverisë e vetme.
Aritmetika tregon se që të formohet një qeveri duhen jo më pak se 3 parti. Për të qenë ajo stabile, kërkohet krijimi i një koalicioni me prioritete dhe strukturë për t'i siguruar qytetarët bullgarë se ky nuk është një tubim joparimor, u përgjigj Ivanov.
Presidenti bëri me dije se nuk do të nxitojë për të dorëzuar mandatet për formimin e qeverisë. “Unë nuk do të caktoj zgjedhje në janar dhe shkurt. Ne vetëm mund të imagjinojmë se çfarë do të çojë kjo, dhe rreziku i pjesëmarrjes edhe më të ulët të votuesve është real. Pra mandati i tretë do të dorëzohet pas vitit të ri, që në muajin mars që të ketë zgjedhje”, theksoi Radev.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..