Ka kohë që ka ardhur koha për diplomaci, kohezion dhe miqësi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për hir të brezit të ri, të historisë, rrënjëve dhe kulturës së përbashkët. Fushata është për të ardhmen e mirë të të rinjve në të dy anët e kufirit, sepse ata janë viktima të mosmarrëveshjeve të kahershme politike, thotë themeluesi dhe kryetari i fondacionit bullgar “Kujtesa Bullgare” Dr. Milen Vrabevski.
Qëllimi është t'i përgjigjemi pyetjeve - Pse është gjithnjë e më e vështirë për Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë të gjejnë një gjuhë të përbashkët? E kujt është kjo "betejë" - e njerëzve të thjeshtë apo e atyre në pushtet? Çfarë mendojnë njerëzit e zakonshëm në të dyja anët për njëri-tjetrin? Informacionet aktuale rreth fushatës mund të gjenden në faqen e internetit - www.bgmf.eu
Fushata zhvillohet me partneritetin mediatik të BNR.Duhet të jemi shumë të kujdesshëm që Bullgaria të mos përfshihet në konfliktet që po përshkallëzohen. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev për gazetarët në fshatin Dren, komuna e Radomirit, ku mori pjesë në shënimin e 35-vjetorit të krijimit të..
Shteti, të gjithë qytetarët bullgarë dhe biznesi janë të siguruar me karburant. Nuk priten asnjë lloj problemi me furnizimin me karburant në Bullgari, si për naftën, ashtu edhe për benzinën dhe propan-butanin. Këtë e konfirmoi në një konferencë për..
Nuk ka kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak për Bullgarinë si rezultat i sulmeve të SHBA-së në centralet bërthamore të Iranit. Kjo u deklarua nga Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov në një konferencë për shtyp në Këshillin e Ministrave pas..
Gjatë natës moti në të gjithë vendin do të jetë i kthjellët. Në rajonet lindore do të fryjë erë e lehtë nga lindje-juglindja. Të premten vendi..
Një zjarr i madh me një front prej rreth 10 km pyjesh po digjet në pjesën lindore të Karnobatit, rajoni i Burgasit, njoftoi kryetari i bashkisë Georgi..
Kryeministri Rosen Zheljazkov udhëhoqi delegacionin bullgar në Samitin e NATO-s që përfundoi së fundmi në Hagë. Ai u tha gazetarëve se ishte arritur një..