Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lëng nga limoni i malit, aronia apo ftua - pse nuk është e lehtë të kultivosh prodhime bio në vendin tonë

Foto: Pixabay

Nëse vizitoni tregun tonë të fermerëve, do të mbeteni të impresionuar nga shumëllojshmëria e jashtëzakonshme e produkteve organike tipike bullgare. Spektri është i gjerë – nga kozmetika dhe pijet natyrale, deri te ushqimet bio dhe madje preparatet medicinale sipas recetave të mjekësisë popullore.

Megjithatë, të jesh një prodhues organik në Bullgari është një sfidë e vërtetë, mësojmë nga Penka Coçeva nga qyteti i Trojanit. Në vitin 2005, në tokat e saj, ajo mbolli hektarët e parë me aronia, mollë dhe kumbulla, filloi të kultivonte edhe ftonj. Më vonë, ajo vendosi të pasurojë gamëne saj me një kulturë jotipike për gjerësitë tona gjeografike – limon mali, i cili rritet më së miri në 1000 metra lartësi në klimën e ashpër karakteristik për rajonin e qytetit malor të Trojanit. “Limoni i malit u bë i famshëm përmes sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes si Covid, grip dhe pneumoni”, thotë Penka. Megjithatë, prodhimet bio nga ferma e saj e kanë të vështirë të gjejnë treg, ndaj ajo vendosi ta mbyllë ciklin e prodhimit:

“Që në vitin 2012 nisa punët për të hapur një punishte dhe derisa e legalizova dhe i përmbusha të gjitha kriteret e Agjencisë së Ushqimit kaloi një vit. Në vitin 2013 bleva makineri austriake për prodhimin e lëngjeve dhe aktualisht prodhojmë një gamë të gjerë artikujsh. Por prodhimi gjen treg shumë ngadalë, pasi lëngjet tona janë më të shtrenjta se ato të zakonshmet, të cilat janë plot me konservantë dhe janë “ujë me bojë”. Përveç kësaj, bullgari ende nuk ka një kulturë mjaft të mirë shëndetësore. Por kërkesa po rritet, veçanërisht pas pandemisë”, thotë Penka Coçeva.


Pas pikut të madh në vitin 2017, pjesa e produkteve bio në Bullgari është ulur ndjeshëm nga 7% në 1.5% aktualisht, paralajmëron Shoqata Bullgare

"Prodhimet bio“. Prandaj kërkesa është e madhe dhe importi është në rritje.  Është një praktikë e zakonshme eksportimi i lëndëve të para organike bullgare të bëhet me një çmim të ulët dhe përpunimi i tyre të bëhet jashtë vendit. Më pas, në formën e një artikulli të gatshëm, ato shfaqen në vendin tonë, duke dëmtuar kështu tregun e produkteve organike made in BG.

„Bujqësia bio ka rendimente më të ulëta dhe një çmim shumë më të lartë të produktit përfundimtar," thotë Penka. Ashtu si kolegët e saj, edhe ajo mbështetet në ndihmat e shtetit. Por për shkak të skemave të krijuara të mashtrimit në këtë sektor, vitet e fundit shteti ushtron rolin e rregullatorit të rreptë gjë, e cila pengon dhe dekurajon prodhuesit:

“Subvencionet për prodhimet bio janë shumë të ulëta, ka pasur edhe vite zero kur Ministria e Bujqësisë nuk ka pasur fonde për kulturat bio. Kjo na ndikoi për keq. Mallrat tona kontrollohen vazhdimisht. Çdo vit kemi certifikata të reja për gjithçka - si për bujqësinë bio ashtu edhe për prodhimin e lëngjeve. Kryhen kontrolle të vazhdueshme për cilësinë, etj. Ne gjithashtu kemi prombleme serioze edhe në lidhje me kërkesat e Inspektoratit Shëndetësor Rajonal lidhur me përshkrimin e artikujve. Tani nuk duhet më të shënojmë në etiketa se produkti ynë është 100% organik. Kjo na vë në një pozitë edhe më të pafavorshme në krahasim me prodhuesit e lëngjeve të lira dhe shumë më jocilësore”, thotë Penka Coçeva.

Kështu, para limonit të saj të malit 100% natyral, me cilësi të dëshmuara shëndetësore, i rritur dhe i përpunuar sipas të gjitha standardeve të BE-së, konsumatori bullgar, i cili nuk është veçanërisht në gjendje të paguajë, ndoshta do të preferojë lëngjet më të lira të importuara, të mbytura me esenca, sheqer dhe lloj-lloj suplemente të tjera. Megjithatë, Penka nuk i humb shpresat, pasi për të prodhimi bio është më shumë një vokacion sesa biznes.

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: aroniabg.eu


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kabineti teknik vazhdon rrugën e Bullgarisë drejt Eurozonës

“U përpoqa që në qeveri të përfshij ekspertë, të ketë vazhdimësi dhe të jetë politikisht i balancuar” – kështu tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev, kur ia prezantoi presidentit përbërjen e kabinetit zyrtar tashmë aktiv. Detyra kryesore e..

botuar më 24-04-16 10.45.PD
Kristalina Georgieva

FMN riemëroi Kristalina Georgieva si drejtoreshë menaxhuese

Kristalina Georgieva mbetet në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për një mandat të dytë pesëvjeçar. "Bordi i dha një vlerësim të lartë znj. Georgievës gjatë mandatit të saj në trajtimin e një sërë çështjesh të mëdha globale," tha Bordi..

botuar më 24-04-13 12.54.MD

Komisioni Evropian do të zhvillojë fushata informuese për futjen e euros

Zëvendëskryeministrja në detyrë dhe ministrja e financave Ljudmilla Petkova, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis dhe Komisioneri Evropian për Ekonominë Paolo Gentiloni nënshkruan në Luksemburg një Marrëveshje Partneriteti..

botuar më 24-04-12 11.34.PD