Ndikimi politik në media në Bullgari është gjithnjë e më i dukshëm, dhe rregullatori mediatik nuk funksionon siç duhet, anëtarët e tij përfaqësojnë interesa politike. Këtë e deklaroi ushtruesi i detyrës së ministrit të kulturës, Prof. Velisllav Minekov, para nënkryetares së Komisionit Evropian, Vera Jourova.
Në diskutimin online për nevojën për të forcuar lirinë dhe pluralizmin e medias, Minekov tha se “ndryshimi i vetëm që nga viti 2021 është se institucionet në Bullgari reduktuan në mënyrë drastike mbështetjen e medias përmes ndarjes së fondeve publike për reklama”.
Minekov do ta prezantojë qëndrimin e tij për Aktin Evropian për Lirinë e Mediave para mbledhjes së Këshillit të BE-së, njoftuan nga ministria përkatëse.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..