Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 23 nëntorin 2022

Kodi i verdhë për reshje të rrezikshme në 18 zona

Foto: Instituti Kombëtar i Meteorologjisë

Të mërkurën nga perëndimi reshjet e shiut gradualisht do të ndalen. Mbulesa më e madhe e reve do të mbetet përgjatë rrjedhjes së lumit Danub. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 9°, ndërsa ato maksimale nga 12 deri në 17°. Për Sofjen minimumi do të jetë 4°, kurse maksimumi deri në 13°.

Në Detin e Zi do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat maksimale do të jenë prej 16 deri në 19°. Uji i detit është 15-16°. Lëvizja e detit do të jetë deri në 3 ballë.

Në male do të mbajë vranësira me reshje shiu, mbi 1300 metra reshjet do të jenë prej bore. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 7°, në 2000 m deri në 2°.

Ditën e enjte do të vazhdojë me vranësira të ndryshueshme. Reshjet janë të mundshme.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shteti mori përsipër ruajtjen e pronave dhe zyrave të “Lukoil” në vend

Bullgaria po forcon masat e sigurisë tokësore, ujore dhe ajrore – përfshirë një sistem mbrojtjeje kundër dronëve – për objektet e kompanisë “Lukoil” në territorin e saj, njoftoi shërbimi i shtypit i qeverisë. Agjencia Shtetërore për Siguri Kombëtare..

botuar më 25-11-10 9.16.PD

Çdo i treti është gati të mbrojë demokracinë, çdo i pesti atdheun

Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë deklarojnë gatishmërinë e tyre për të rrezikuar sigurinë e tyre personale për ta mbrojtur atë, sipas një..

botuar më 25-11-09 10.10.PD

Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% që nga viti 1994

Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024 numri ra në 53 428. Rreth 6.5% e fëmijëve bullgarë lindin tashmë përmes procedurave in vitro. Të..

botuar më 25-11-08 3.15.MD