Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zbulimet fotografike të përkthyeses Zhasmina Panajotova

16
Foto: Zhasmina Panajotova

Një flutur, që shkëlqen në ngjyrat e diellit; uji dhe loja e tij me realitetin; një zog zgjat me uri sqepin për një kafshatë ushqimi... Mijëra herë në ditë kalojmë gjëra të vogla në botën përreth nesh pa u ndalur, pa ngulur sytë, pa e lejuar veten të marrim nga energjia e bukurisë së tyre. Sidoqoftë, në përditshmen e përkthyesit , “djalli është në detajet” - një gjest i vogël ose shprehje fytyre ndryshon kuptimin e fjalëve dhe togfjalëshi “Unë me të vërtetë dua” mund të rezultojë të jetë “Nuk dua fare”. Kështu me një fokus mbi detajet linden fotografitë më të bukura të Zhasmina Panajotova.


Ajo është fotografe amatore dhe i kap momentet jo me teknikë profesionale, por me atë që ka në dorë – celularin e vet. Tashmë 34 vjet bullgarja jeton në Suedi, ku e çoi dashuria. Në vitin 1987 puna e saj si përkthyese e anglishtes pranë Komitetit të Kulturës në Sofje e takoi me bashkëshortin e saj të ardhshëm, i cili erdhi në vend me një bursë suedeze. Një vit më vonë Zhasmina u nis për në Gjoteborg, ku jeton edhe më sot dhe vazhdon të merret me përkthime. Shëtitjet e gjata në pyll janë mënyra e saj për të çlodhur. “Siç dini, natyra është një burim i bukurisë së pafund. Dhe aty para meje shfaqen pamje, të cilët më provokojnë t’i fotografoj për të ndarë momentin”, thotë Zhasmina para Galina Stefanova nga BNR-Kërxhali. Pasioni i saj më i madh janë zogjtë dhe për këtë arsye ata shpesh janë “personazhet kryesore” të saj:

“Zogjtë e mi të preferuar janë pulëbardhat e lumit me kokat e tyre kafe që janë në kontrast me trupat e tyre të bardhë. Pikërisht me ta luaj ndonjëherë buzë liqenit, hedh bukë në ajër dhe më pas i përndjek dhe i fotografoj. Nuk mund të them se fotografoj vetëm zogj të rrallë. Përkundrazi bëj fotografi të zogjve të zakonshëm edhe të pëllëmbëve. Më bëri shumë përshtypje një karabullaku i detit, të cilin e pash këtë verë në bregun e Detit të Zi dhe e fotografova. Të mos harrojmë edhe dashurinë time ndaj lejlekëve, të cilën e solla me veten nga Bullgaria dhe që gjen dhe ekzemplarë këtu, në tokën suedeze.”


Zhasmina është përkthyesja e parë e betuar nga suedishtja në bullgarisht. Përkthen në fushat e drejtësisë, shëndetësisë dhe arsimit. Profesioni i jashtëzakonshëm i përkthyesit e sjell atë në të gjitha llojet e situatave të pazakonta:

“Më kujtohet një rast nja 5-6 vite më parë që më bëri përshtypje të fortë. Më duhej të përkthehesha në një lindje të planifikuar me operacionin cezarian. Më duhet t’ju them se sado që dikush mendon se është i përgatitur për çdo gjë, unë u habita dhe emocionova shumë nga ajo që pashë. Isha e pranishme në fillimin e një jete të re dhe isha shumë e emocionuar”, tregon përkthyesja.

Thonë se distanca dhe koha e dobësojnë dashurinë. Pavarësisht kësaj, Zhasmina vazhdon të mbajë të gjallë lidhjen e saj me Bullgarinë dhe natyrën bullgare:

“Unë vij në Bullgari mjaft shpesh. Madje kishte një periudhë në të cilën kthehesha disa herë në vit. Unë vija kryesisht për shkak të interesit tim për malet bullgare, të cilat i rrethoja pa u lodhur. Meqë ra fjala, pasi mbusha 50 vjeç, mora forcën dhe guximin për të realizuar një ëndërr timen e vjetër – të ngjitem në shalën Konçeto në Pirin. Gjithashtu arrita të ngjitem në Musalla, Vihren, Botev dhe disa maja të tjera të larta bullgare. Më pëlqen të endem kudo, edhe pa plane, pa synim apo drejtim, dhe kudo që shkoj ndeshem me vende tepër të bukura.”

Për bukuritë e Bullgarisë me foto dhe me fjalë ajo u tregon miqve të saj suedezë, të cilëve u pëlqen të kalojnë verën në vendpushime të ndryshme bregdetare të Detit të Zi. Do të doja që ata të dinin se përveç Detit të Zi, Bullgaria ka edhe shumë vende të tjera të bukura - se ka male piktoreske që ofrojnë kushte të mrekullueshme për turizëm dhe rekreacion, se ka qytete dhe fshatra të bukura, se ekziston qyteti Veliko Tërnovo, Kompleksi Etnografik “Etëra”, Koprivshtica, Përperikon … dhe shumë objekte të tjera interesante dhe tërheqëse.”

Përpilues: Miglena Ivanova (sipas intervistës së Galina Stefanova, BNR-Kërxhali)

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Zhasmina Panajotova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria ka tradita në arsimin e lartë në frëngjisht

Me dëshirën për t'u hapur ndaj botës, pas viteve të gjata të izolimit në ish-kampin socialist, Bullgaria dhe Rumania u bashkuan në vitin 1994 në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë.  Një nga vlerat kryesore të komunitetit frankofon është arsimi..

botuar më 24-06-13 7.30.PD
Piktura “Të strehuar së bashku”

Pjesëmarrje bullgare në një ekspozitë ndërkombëtare për të drejtat dhe dinjitetin e njeriut në Itali

Nga data 8 qershor deri më 9 tetor, qyteti italian Rovereto pret ekspozitën ndërkombëtare “Të drejtat dhe dinjiteti i njeriut”. Edicioni i 18-të i sivjetshëm i ekspozitës tregon vepra tematike të artistëve nga 32 vende, përfshirë Bullgarinë. Artistja..

botuar më 24-06-08 7.30.PD

Unioni i Përkthyesve në Bullgari mbushi gjysmë shekulli!

Sot me një ceremoni festive Unioni i Përkthyesve në Bullgari festoi 50 vjetorin e themelimit. Organizata u krijua më 5 qershor 1974 nga 246 persona - profesorë universitarë, poetë, shkrimtarë dhe përkthyes të njohur gjerësisht. Mes tyre ishin edhe..

botuar më 24-06-07 4.52.MD