Bullgaria do të diskutojë me Komisionin Evropian nëse vendi ynë mund të eksportojë produkte nga nafta e përpunuar ruse, njoftoi zëvendëskryeministri në detyrë dhe ministri i transportit Hristo Aleksiev. Ndërkohë që bisedimet janë duke vazhduar, vendi ynë nuk do të ndërmarrë asnjë veprim, theksoi ai. “Në rregullore nuk ka asnjë ndalim të shprehur për eksportin e produkteve të naftës nga nafta bruto ruse e përpunuar. Ka një ndalim për naftën bruto që merret me tubacion dhe jo me transport detar. Bullgaria importon naftë nga deti”, shpjegoi Aleksiev.
Të hënën “Llukoill Neftohim Burgas” njoftoi se nga viti 2023 do të transferojë të gjithë aktivitetin e saj ekonomik në Bullgari. Kompania këmbënguli që të ketë të drejtën të eksportojnë produkte të naftës nga nafta ruse, përndryshe ndërmarrja do të mbyllet. Sipas Aleksiev, konsumi në Bullgari është gjysma e asaj që prodhohet nga rafineria.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..