Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pazari Gjerman i Krishtlindjeve në Sofje – një iniciativë që lidh dhe bashkon

7
Foto: Stanislava Gaydazhieva

Atmosfera është shumë e këndshme – përhapet aroma e ëmbël e gjellëve të ndryshme gjermane dhe e verës tipike të zier me erëza; shihen dritat vezulluese, ndriçojnë sende të bukura të punuara me dorë në frymën e Krishtlindjes; muzika ngroh shpirtin dhe pema e zbukuruar në qendër të tregut Krishtlindjeve të fton me shkëlqimin dhe bukurinë e saj.

Irene dhe Beatriz janë studente nga Madridi, të cilat janë në Sofje që nga shtatori në kuadër të programit Erasmus+. Ato së bashku me Àngel dhe Andréa /at dhe bijë/ na treguan përshtypjet e tyre.

“Tregu gjerman i Krishtlindjeve në Sofje na ndihmoi të takohemi dhe të bashkohemi”, thanë me buzëqeshje dy vajzat dhe Àngel dhe Andréa shtuan: “Ky është ai, shpirti i vërtetë i Krishtlindjes!”.

A ka ndonjë ndryshim midis tregjeve të Krishtlindjeve në Sofje dhe atyre të Madridit dhe cila është përshtypja e parë e turistëve spanjollë nga kryeqyteti i Bullgarisë?

"Njerëzit në Bullgari mund të jenë më të gëzuar dhe të buzëqeshur, më të shkujdesur dhe më pak seriozë, dhe tregu i Krishtlindjeve mund t’i ndihmojë për ta arritur këtë qëllim."

Jochen Bremme organizoi Pazarin Gjerman të Krishtlindjeve në Sofje për të dymbëdhjetën herë radhazi. Pazari startoi si një nismë për të mbushur boshllëkun në zemrën e të huajit ndaj vendlindjes. Përgatitja e pazarit mblodhi të gjithë komunitetin gjermanishtfolës të qytetit që në fillim. “Ne donim të krijonim një atmosferë para Krishtlindjeve”, thotë Breme.

Jochen Bremme

Tregjet e Krishtlindjeve janë një traditë tipike gjermane.Mirëpo, a mundet kjo traditë t’i bashkojë njerëzit në Sofje, apo më tepër i ndan ata?

“Po, është një traditë gjermane që ka më shumë se 500 vjet.Ajo ka rrënjë të forta dhe shpresoj se do të vendoset edhe në Bullgari.Shumë bullgarë vijnë këtu dhe u pëlqen sepse kjo është një traditë shumë e bukur”.

Cilët janë vizitorët më të rregullt në Pazarin Gjerman të Krishtlindjeve?

“Ka edhe bullgarë, edhe gjermanë. Ka shumë studentë gjermanë;ata vijnë këtu, sepse pazari u kujton atdheun e tyre.Natyrisht që vijnë edhe shumë turistë.Që kur e planifikojnë udhëtimin e tyre, ata pyesin nëse ka një treg Krishtlindjesh atje.Disa vijnë posaçërisht për këtë ngjarje.”


Traditat e Krishtlindjeve në Bullgari dhe në Gjermani ndryshojnë, por Jochen Bremme dhe familja e tij (gruaja e tij është bullgare) përpiqen t'i bashkojnë ato.

“Unë e dekoroj pemën e Krishtlindjes më 24 dhjetor në mëngjes me birrë në dorë, por në mbrëmje festojmë në stilin bullgar me një numër tek të pjatave pa yndyrë.Në Krishtlindje shërbehen gjithmonë gatime gjermane - piqet një patë dhe në fund të festave hamë bukë sipas një zakoni të vjetër bullgar, i cili është një nga zakonet më të preferuara nga unë”. Tregu Gjerman i Krishtlindjeve do të qëndrojë i hapur deri më 22 dhjetor në vendndodhjen e tij të zakonshme - Sheshin e Princit Aleksandër I Batenberg.Çfarë i uron Jochen Bremme bashkatdhetarëve të tij në Bullgari dhe të gjithë njerëzve në botë?

“I uroj paqe, sigurisht dhe shëndet, por mbi të gjitha paqe – më e rëndësishmja është të jetojmë në paqe dhe qetësi, kjo që po ndodh në botë më tremb...”

Redaktoi: Vlladimir Çerkezov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Video dhe foto: Stanislava Gaydazhieva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Patriku bullgar Dniill

Patriku bullgar Daniill bekoi fëmijët për vitin e ri shkollor

Patriku bullgar dhe Mitropolit i Sofjes Daniill u dërgoi një mesazh për vitin e ri shkollor mësuesve, nxënësve dhe prindërve. Ai do të tingëllojë sot në hapjen e vitit të ri shkollor në të gjitha shkollat ​​në Bullgari. Në mesazhin e tij "me..

botuar më 24-09-16 10.46.PD

Udhëzues për prindërit: si të përcjellim në shkollë nxënësin e klasës së parë nga brezi "Alfa"

Më shumë se 55 mijë fëmijë bullgarë do të kalojnë për herë të parë pragun e shkollës, me frikë dhe emocione. Më 16 shtator nxënësit e klasës së parë do të hyjnë në dhomat e rinovuara të shkollave, të zbukuruara me tullumbace dhe lule. Dhe aty, të..

botuar më 24-09-16 7.05.PD

Helikopteri Mi-2 është "heroi" kryesor i Muzeut të Aviacionit në Burgas në shtator

Muzeu i Aviacionit në Burgas ia kushton muajin shtator një prej ekspozitave të tij të veçanta - helikopterit Mi-2, fluturimi i parë i të cilit ishte më 22 shtator 1961. Të apasionuarit pas aviacionit, banorët dhe turistët e qytetit tonë bregdetar..

botuar më 24-09-15 8.10.PD