2072 persona kanë vdekur në rrugët e Bullgarisë që nga viti 2019, u njoftua në një forum në Sofje të organizuar nga organizata joqeveritare Instituti për Sigurinë Rrugore.
"Bullgarët po vdesin, më shumë se në një konflikt ushtarak. Unë e di që duhet ta ndalojmë këtë luftë," tha prokurori i përgjithshëm Ivan Geshev. Ekspertët e trafikut kanë kërkuar gjoba më të larta dhe dënime më të ashpra përshoferët që kanë pirë alkool, ose kanë marrë drogë.
Asnjë ministër nuk u shfaq në forum. Sipas kryetarit të Institutit, Bogdan Millçev, ekzekutivi është urdhëruar të mos marrë pjesë për shkak të pjesëmarrjes së prokurorit të përgjithshëm Ivan Geshev. Millçev bëri thirrje që të ndalet lufta ndërmjet institucioneve dhe të fillohet lufta kundër shkaktuesve të aksidenteve të rënda.“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..