2072 persona kanë vdekur në rrugët e Bullgarisë që nga viti 2019, u njoftua në një forum në Sofje të organizuar nga organizata joqeveritare Instituti për Sigurinë Rrugore.
"Bullgarët po vdesin, më shumë se në një konflikt ushtarak. Unë e di që duhet ta ndalojmë këtë luftë," tha prokurori i përgjithshëm Ivan Geshev. Ekspertët e trafikut kanë kërkuar gjoba më të larta dhe dënime më të ashpra përshoferët që kanë pirë alkool, ose kanë marrë drogë.
Asnjë ministër nuk u shfaq në forum. Sipas kryetarit të Institutit, Bogdan Millçev, ekzekutivi është urdhëruar të mos marrë pjesë për shkak të pjesëmarrjes së prokurorit të përgjithshëm Ivan Geshev. Millçev bëri thirrje që të ndalet lufta ndërmjet institucioneve dhe të fillohet lufta kundër shkaktuesve të aksidenteve të rënda.Një ekip i Operatorit Shtetëror të Aviacionit është gati të fluturojë për në Liban menjëherë sapo të ketë dritë jeshile për evakuimin me faza të bullgarëve atje. Kështu i është raportuar kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev të hënën në mëngjes..
Sezoni veror i vitit 2024 ishte i suksesshëm në çdo aspekt – të ardhura, turistë, ditë me diell, madje edhe në krahasim me rezultatet rekord në vitin 2019, tha për bTV ministri i turizmit në detyrë, Evtim Milloshev. Por ka edhe shumë probleme -..
Për herë të parë në 38 vjet, popullsia e Bullgarisë pothuajse ndaloi së zvogëluari. Për vitin 2023, rënia është vetëm 0.3%, ose vetëm 2229 persona. Këtë e tregojnë të dhënat e qeverisë nga raporti për zbatimin e strategjisë së zhvillimit demografik..
Ka skaduar afati për dorëzimin e kërkesave paraprake për të votuar jashtë vendit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit...
Filloi pjesëmarrja e kontingjentit të dytë të Forcave të Armatosura të Republikës së Bullgarisë për të kryer misionin në kuadër të Komandës Rajonale..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 6°. Temperatura maksimale do të jetë nga 23 deri në 28°, në kryeqytet -..