Krijimi i një zone sigurie rreth centralit bërthamor ukrainas "Zaporozhie" mund të mbështetet nga pala ruse. Sipas kreut të "Rosatom" Aleksej Lihaçov, kjo duhet të bëhet sipas kushteve të Rusisë, e cila kontrollon centralin atomik “Zaporizhie”.
Që nga fillimi i armiqësive, centrali ka qenë nën kontrollin e forcave ruse dhe është shkëputur nga rrjeti energjetik i Ukrainës më shumë se një herë. Rreth tij vazhdojnë luftimet, gjë që krijon rreziqe aksidenti. Kujtojmë se situata e nxehur rreth termocentralit u bë shkak që Misionii Agjencisë Ndërkombëtare të Energjetikës të inspektojë objektin në terren në fillim të shtatorit. Edhe atëherë, ekspertët konstatuan një sërë shkeljesh në komponentët që garantojnë sigurinë bërthamore të centralit dhe kërkuan krijimin e një zone sigurie rreth tij. Sipas kreut të “Rosatom”, agjencia përsëri insistoi në përcaktimin e zonës, por kushtet ruse ishin që Ukraina të ndalonte granatimet dhe të mos përpiqej të rimarrë kontrollin e uzinës. Nga ana e saj, Rusia do të angazhohet të mos vendosë asnjë armë apo forcë sulmuese, vetëm mjete të mbrojtjes fizike dhe monitorimit të objektit.
Ideja e një zone sigurie rreth uzinës mbështetet edhe nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, i cili së fundmi njoftoi se është gati të ndërmjetësojë shkëmbimin e robërve të luftës nëse palët dëshirojnë.
Dje, Ukraina dhe Rusia shkëmbyen nga 50 robër lufte secila. Megjithatë, sipas të dhënave të Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, që nga fillimi i luftës janë raportuar më shumë se 15 mijë persona të zhdukur.Nuk ka interes të deklaruar investitorësh nga një blerës i ri dhe negociata për shitjen e "Lukoil Neftohim Burgas". Kjo u njoftua nga Ministri i Energjisë Zheço Stankov për BNT. Stankov iu referua përfaqësuesit të shtetit në Bordin Mbikëqyrës të..
Ekuipazhi i një anijeje mallrash me flamur Kameruni me 10 marinarë ukrainas në bord u shpëtua në një operacion të udhëhequr nga Qendra e Koordinimit Detar në Varna, njoftoi kreu i saj Rumen Nikollov. Anija "EILEEN" u fundos me shpejtësi për shkak të..
Lufta kryesore politike që po zhvillohet në Bullgari lidhet me orientimin gjeopolitik të vendit në të ardhmen. Kjo u tha nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në një fjalim në hapjen e Takimit Vjetor të Shoqatës Kombëtare të Bashkive në vendpushimin..
Midis njëzet pengjeve të gjallë izraelitë të mbajtur deri më tani nga lëvizja islamiste palestineze Hamas në Rripin e Gazës, është Matan Angrest, i cili..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të mbeten kryesisht të..
Le ta shndërrojmë inovacionin në një aleat, jo në një pengesë të re për të drejtat e njeriut. Nuk mund të lejojmë që gratë të paguajnë çmimin e..