"Ka kaluar tashmë një muaj nga fillimi i konsultimeve. Unë u kam dhënë kohë të mjaftueshme partive politike të përfaqësuara në parlament që të dalin nga konfrontimi dhe të gjejnë një konsensus të arsyeshëm për të formuar një kabinet. Por në vend që të merremi me problemet që prekin drejtpërdrejt qytetarët bullgarë, parlamenti vendosi të merret me Kodin Zgjedhor”. Me këto fjalë presidenti Rumen Radev filloi konsultimet e fundit për formimin e qeverisë me forcat politike të përfaqësuara në parlament – me “Ngritjen Bullgare”, para dorëzimit të mandatit të parë.
Gjëja më e rëndësishme është të formohet një shumicë për të mbështetur një kabinet. Zgjedhjet e parakohshme nuk do të zgjidhin asnjë problem që shqetëson qytetarët dhe shoqërinë, konfirmoi lideri i "Ngritjes Bullgare" Stefan Janev. Ai deklaroi se partia e tij është e gatshme ta diskutojë këtë temë me të gjitha formacionet parlamentare. Sipas tij, koalicioni, i cili përfundimisht do të prodhojë një kabinet, duhet të bazohet në një marrëveshje koalicioni në të cilën të përcaktohen rregulla dhe prioritete të qarta.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..