Garuesit bullgarë fituan 15 medalje në Turneun Vjeshtor të 14-të Ndërkombëtar të Informatikës "Xhon Atanasov" në Shumen, i cili u mbajt nën patronazhin e presidentit Rumen Radev dhe me mbështetjen mediatike të BTA. Në edicionin e sivjetshëm të turneut morën pjesë rreth 400 garues nga 17 shtete në dy grupmosha – junior dhe senior. Ekipet e Bullgarisë, Rumanisë, Moldavisë dhe Britanisë së Madhe konkurruan personalisht, ndërsa online - skuadrat e Azerbajxhanit, Armenisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Gjeorgjisë, Egjiptit, Izraelit, Kubës, Pakistanit, Perusë, Sllovenisë, Serbisë, Ukrainës. Jashtë klasifikimit, në turne morën pjesë edhe garuesit e Rusisë. Pesë nga medaljet për Bullgarinë janë të arta, katër në grupmoshën senior dhe një në grupmoshën e të rinjve.
“Ishte një festë e informatikës studentore botërore”, theksoi Biserka Jovçeva, kryetare e komisionit organizativ të turneut.Bilancet në të gjitha llogaritë në leva në banka do të konvertohen automatikisht dhe pa pagesë nga leva në euro që nga data e pranimit të vendit në eurozonë me kursin e këmbimit të shpallur zyrtarisht (1.95583 leva = 1 euro). Këtë e njoftoi për BTA..
Në sezonin e maturave dhe në fundin e vitit shkollor në qershor, hedhim një vështrim ndaj emocioneve të të rinjve, të cilëve u pret përpara të hapin një faqe të re në jetë pas përfundimit të arsimit të mesëm. Është karakteristikë për çdo adoleshent të..
Gjatë dekadës së fundit, numri i dhive në Bullgari ka rënë me rreth 30%, tregojnë të dhënat zyrtare statistike, dhe disa nga racat tona autoktone në një moment kanë qenë në buzë të zhdukjes. Pavarësisht prirjes shqetësuese, Dimitër Totev nga fshati..
Institucionet shtetërore bullgare kanë marrë një angazhim të qartë për lehtësimin e qasjes në tregun e punës, dhe në territorin e Bullgarisë në..
Një festë, e mbështetur nga autorë bullgarë të letërsisë artistike nga vendi dhe jashtë tij, do të zhvillohet më 14 qershor në qytetin gjerman Hamburg. Për..
Në qendër të Pragës, mes godinave elegante të shekullit XIX dhe linjave të gjalla të tramvajit, mund të gjeni një rrugë me një emër krejt të njohur –..