Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të jesh fermer nga kokëfortësia – si mbijeton Dimitër nga Turia me 120 dhi pavarësisht burokracisë

Dimitër Totev
Foto: Veneta Nikollova

Gjatë dekadës së fundit, numri i dhive në Bullgari ka rënë me rreth 30%, tregojnë të dhënat zyrtare statistike, dhe disa nga racat tona autoktone në një moment kanë qenë në buzë të zhdukjes. Pavarësisht prirjes shqetësuese, Dimitër Totev nga fshati Turija, vendos t’i japë jetë të re vendlindjes së tij, duke ringjallur një racë pothuajse të zhdukur – të ashtuquajturën dhi e bardhë qumështore bullgare.

Kjo racë është relativisht rezistente ndaj kushteve të pafavorshme klimatike dhe përshtatet mirë, gjë që lejon shpërndarjen e saj

"Në fillim rrita një racë të zakonshme vendase. Dhe zgjedhja ime për dhi është për dy arsye. Kam qenë shumë vite në Greqi. Atje punova tek një njeri që zotëronte 700 dhi. Thjesht më pëlqyen kafshët – lehtë rriten. Kërkojnë vetëm të jesh pak më i kujdesshëm, të mos i lodhësh dhe ato të shpërblejnë me qumësht. Tani rris dhinë e bardhë qumështore bullgare. Filluam me 5 kafshë nga Ruse dhe kështu e rindërtuam tufën. Për 10–12 vjet të gjitha dhitë u bënë të bardha, sepse lëmë vetëm ato që mbartin gjenin e babait. Raca është tipike bullgare – është krijuar këtu, për rajonin tonë."

Procesi i përzgjedhjes kërkon vite durim. Sot ferma e Dimitërit prodhon deri në 300 litra qumësht në ditë në sezonin kulmor. Por dhitë e tij japin qumësht vetëm katër muaj në vit. Tetë muajt e tjerë ato janë shtatzëna ose u japin gji fëmijëve të tyre. "Nëse nuk arrijmë të shesim kecat për rritje, ata vazhdojnë të thithin dhe ne nuk marrim qumësht", shpjegon Dimitër dhe shton se problemi kryesor i tij është burokracia. 

Dimitëri prodhon gjithashtu sasi të vogla të kosit të dhisë

"Këtu thjesht ka shumë pengesa, shumë institucione shtetërore. Nëse një të lejon, dy të ndalojnë – thotë Dimitër. – Nuk kemi provuar të krijojmë produkt përfundimtar, sepse pengesat janë shumë. Për shembull, që të shesësh djathë në dyqan, kërkohen dokumente për çdo hap – etiketa, analiza, certifikata… Bëhet shumë e shtrenjtë. Në Francë, fermeri e vendos produktin në vitrinë dhe e shet si artizan. Këtu kjo është e pamundur."

Gjatë dimrit, shpenzimet e Dimitërit për ushqim dhe mirëmbajtje pothuajse e hanë fitimin. Për të ushqyer 120 dhitë e tij, ai duhet të përgatisë 2000 balla ushqim të thatë. "Çfarë mbetet pas faturave për dritat dhe ujin, është për ne", thotë blegtori. Dhe shton se ndërsa fermat e mëdha punojnë me subvencione shtetërore, prodhuesit e vegjël mbështeten te qumështoret lokale që e blejnë qumështin e papërpunuar me çmime shumë të ulëta. Dhe më tej – është pothuajse e pamundur të hysh në zinxhirët tregtarë nëse je prodhues i vogël – kontratat janë të rënda, ndërsa shteti vazhdimisht vendos pengesa administrative, pohon Dimitër. Përndryshe, krijimi i një qumështoreje tingëllon si zgjidhje logjike. Por realiteti është tjetër. 

Ekzemplarët e rritur të dhisë së bardhë qumështore bullgare peshojnë mesatarisht 55-65 kg, dhe viçat 75-80 kg

"Atëherë vjen e vështira. Vështirë mund ta shesësh vetëm në tregje fermere, sepse edhe aty duhet të plotësosh kërkesa të caktuara. Nuk mund të hysh as në dyqan, sepse nuk ke sasi. Ti nuk ke si të kesh një ton djathë dhe të kërkosh të furnizosh një dyqan në një rrjet. Ai shet nga njëqind kilogramë në ditë, e ti ke djathë për dhjetë ditë."

Sot, dhija e bardhë qumështore bullgare nuk është më racë e rrezikuar, por beteja për mbijetesën e njerëzve që e ruajnë atë vazhdon – dhe tashmë pa subvencionet evropiane në mbështetje të fermerëve tradicionalë, sepse kjo racë dhije konsiderohet e rikuperuar. Dhe ndonëse ka programe për racat e rralla, kërkesat e rënda dhe zbatueshmëria e kufizuar e tyre e bëjnë pothuajse të pamundur qasjen tek ato për fermerë si Dimitër.

Ndërsa tufa kullot, Dimitëri na prezanton me shtimin më të ri - Kostadinkën katërditëshe.

"Ky nuk është biznes, ky është një mundim i gjallë! Jemi kapur pas dajres dhe për këtë arsye nuk tërhiqemi, sepse gjithmonë kemi shpresuar që do të vijnë kohë më të mira. Nëse shteti do të ndihmojë, le të mos na pengojë. Dhe të mos subvencionojë 'njerëzit tanë', por të lërë tregun të punojë. Dhe nëse je prodhues i mirë, klientët do të të kërkojnë" – përfundon Dimitër Totev për Radio Bullgaria.

Shihni më tepër nga Arkivi i Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski

Foto: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dr. Ljuba Atanasova

Dr. Ljuba Atanasova u mëson kinezëve gjuhën bullgare prej 13 vitesh

"Mësoni pa paragjykime dhe shërbejini një kauze të denjë" - kjo është motoja e Universitetit të Studimeve të Huaja të Pekinit Beijing Foreign Studies University në kryeqytetin kinez.Në institucionin e arsimit të lartë, i themeluar në vitin 1941,..

botuar më 25-10-05 9.15.PD

Neli Ickova nga Brukseli: Sot të jesh mësues është një sfidë dhe një provë

Prej 4 vitesh, Neli Ickova është mësuese e historisë dhe gjeografisë në Shkollën Bullgare të së Dielës "Pejo Javorov" në Bruksel. Ajo rrëfen se ka përshkuar një rrugë të gjatë për të realizuar ëndrrën e saj – të punojë me fëmijë. Përfundoi  studimet..

botuar më 25-10-05 8.35.PD
Hristo Grozev

Hristo Grozev shpallet “Gazetari Evropian i Vitit” për zbulimet kundër Rusisë

Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev u nderua me çmimin prestigjioz “Gazetari i Vitit” në festivalin mediatik evropian PRIX EUROPA , i cili mbështetet nga një bashkim prej 24 mediash publike evropiane. Grozev, i cili është drejtor i platformës..

botuar më 25-10-04 8.20.PD