Komisioni Evropian po zhvillon bisedime me qeverinë bullgare për shkak të shqetësimeve se produktet e rafinuara tëkompanisë ruse Lukoil mund të eksportohen nga vendi ynë, tha zëdhënësi i Komisionit Daniel Ferrie: “Në fakt, Bullgaria gëzon një derogim të veçantë nga ndalimi i importit të naftës për shkak të vendndodhjes së saj specifike gjeografike. Unë e sqarova qëndrimin tonë para disa javësh dhe ai nuk ka ndryshuar. Sot mund të shtoj se jemi në kontakt me autoritetet bullgare dhe bisedimet janë konstruktive”.
Bëhet fjalë për informacione, sipas të cilave qeveria e përkohshme kërkon ta lejojë kompaninë Lukoil të eksportojë produktet e saj të rafinuara. Autoritetet bullgare pohojnë se kjo është e mundur pasi vendi ynë gëzon një derogim dy vjeçar nga ndalimi i importit të naftës ruse nga deti, që hyn në fuqi më 5 dhjetor.
Rreth një javë më parë, Komisioni deklaroi edhe një herë se Bullgaria nuk mund t'u shesë naftë ruse vendeve të treta, përfshirë këtu dhe atë të përpunuar, raportoi korrespondentja jonë Angelina Piskova nga Brukseli.Qeveria miratoi një projekt-amendament të ligjit për të huajt në Republikën e Bullgarisë. Ndryshimet e miratuara synojnë të sinkronizojnë dokumentin me direktivat e BE-së. Për ata që banojnë në vendin tonë për qëllime punësimi me kualifikim të lartë, ka një..
Qeveria e përkohshme ka miratuar një kontratë ndërkombëtare për blerjen e raketave antitank Javelin në kuadër të Programit të SHBA për shitje të jashtme ushtarake. Vendimi i propozon Kuvendit Kombëtar që të ratifikojë marrëveshjen me ligj. Dokumenti do të..
Kuvendi vendosi që vetëm anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor me mandat të paskaduar do të zgjedhin Prokurorin e Përgjithshëm dhe Kryetarët e Gjykatës së Lartë të Kasacionit dhe të Gjykatës së Lartë Administrative. Teksti i propozuar nga Petër Petrov dhe..
Bullgaria prezantohet në ekspozitën ndërkombëtare për industrinë ushqimore, bujqësi dhe hortikulturë “Java e Gjelbër 2025” në Berlin, e cila fillon sot, 17..
Këshilli i Përbashkët i Menaxhimit do të punojë shumë dhe pas të martës do të fillojë emërimet e personelit të zëvendësministrave dhe guvernatorëve rajonalë,..
Skiatorët më të zjarrtë tani mund të zbresin në shpatet me dëborë të malit të Rillës edhe në pjesën e errët të ditës së dimrit. Kompleksi turistik..