Komisioni Evropian po zhvillon bisedime me qeverinë bullgare për shkak të shqetësimeve se produktet e rafinuara tëkompanisë ruse Lukoil mund të eksportohen nga vendi ynë, tha zëdhënësi i Komisionit Daniel Ferrie: “Në fakt, Bullgaria gëzon një derogim të veçantë nga ndalimi i importit të naftës për shkak të vendndodhjes së saj specifike gjeografike. Unë e sqarova qëndrimin tonë para disa javësh dhe ai nuk ka ndryshuar. Sot mund të shtoj se jemi në kontakt me autoritetet bullgare dhe bisedimet janë konstruktive”.
Bëhet fjalë për informacione, sipas të cilave qeveria e përkohshme kërkon ta lejojë kompaninë Lukoil të eksportojë produktet e saj të rafinuara. Autoritetet bullgare pohojnë se kjo është e mundur pasi vendi ynë gëzon një derogim dy vjeçar nga ndalimi i importit të naftës ruse nga deti, që hyn në fuqi më 5 dhjetor.
Rreth një javë më parë, Komisioni deklaroi edhe një herë se Bullgaria nuk mund t'u shesë naftë ruse vendeve të treta, përfshirë këtu dhe atë të përpunuar, raportoi korrespondentja jonë Angelina Piskova nga Brukseli.Grupi parlamentar "Demokracia, të Drejtat dhe Liritë - DPS" do të mbështesë një qeveri të GERB-SDS, BSP - E majta e bashkuar dhe "Ka një popull të tillë" në votimin e saj në Kuvendin Popullor si pjesë e formimit të shumicës parlamentare. Disa orë para..
Sateliti bullgar "Balkan-1", i cili do të transmetojë të dhëna për programin "Kopernik" të BE-së, u lëshua në orbitën rreth Tokës. Sateliti u krijua nga kompania “EnduroSat” dhe u lëshua në hapësirë nga baza “Vandenberg” në Santa Barbara të..
Sipas Kushtetutës, sot presidenti Rumen Radev do t'ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të Kuvendit Popullor, kandidatit për kryeministër të propozuar nga grupi më i madh parlamentar - GERB-SDS. Zgjedhjet..
Skiatorët më të zjarrtë tani mund të zbresin në shpatet me dëborë të malit të Rillës edhe në pjesën e errët të ditës së dimrit. Kompleksi turistik..
Këshilli i Përbashkët i Menaxhimit do të punojë shumë dhe pas të martës do të fillojë emërimet e personelit të zëvendësministrave dhe guvernatorëve rajonalë,..
Parlamenti ukrainas ka miratuar blerjen e dy reaktorëve bërthamorë rusë nga Bullgaria, raporton Euractiv. Komiteti i Energjetikës në Verhovna Rada i ka dhënë..