Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më 8 dhjetor pritet të ketë qartësi për pranimin e Bullgarisë në Shengen

Foto: arkiv

Vendimi për anëtarësimin në Shengen do të merret më 8 dhjetor dhe Bullgaria ka të gjitha shanset për të qenë në zonën Shengen, tha për BNT ministri në detyrë Krum Zarkov.

"Pengesa e fundit para nesh është Holanda. Unë besoj se Holanda do të marrë qëndrimin e duhur, sepse nuk ka argumente praktike për të kundërshtuar. Të gjitha incidentet në kufi, përfshirë ato tragjike, duhet të jenë një sinjal për partnerët evropianë, përfshirë Holandën, se Bullgaria bën sakrifica për sigurinë e tyre dhe se hyrja në Shengen përmirëson sigurinë, jo anasjelltas", tha Zarkov.

Kur kufijtë me Greqinë dhe Rumaninë të bëhen më të kalueshëm, ne do të jemi në gjendje të përqendrojmë përpjekjet shtesë dhe të forcojmë sigurinë në kufirin bullgar, shtoi ministri.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të pushojnë, por gjatë ditës vranësirat do të mbeten të dendura mbi gjithë vendin. Moti do të mbetet..

botuar më 25-10-03 7.35.MD

Po rritet numri i viktimave të përmbytjeve në Elenite

Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi i tij u gjet gjatë një kërkimi nga shërbimi i zjarrfikësve. Ndërkohë, guvernatori i rajonit të..

rinovuar më 25-10-03 6.04.MD

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshje përnjë tunel hekurudhor ndërkufitar

Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një tuneli hekurudhor ndërkufitar. "Pas korrespondencës, u morën shënime nga pala e Maqedonisë së Veriut,..

botuar më 25-10-03 5.20.MD