Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Maria Gusejnova – një iluministe bullgare në Azerbajxhan

2
Foto: Desisllava Semkovska

Republika e Bullgarisë dhe Republika e Azerbajxhanit nisën marrëdhëniet diplomatike 30 vjet më parë, por edhe pse "toka e zjarrit" është vetëm 3 orë e 10 minuta larg me avion, ajo mbetet pak e njohur për bullgarët. Megjithatë, bashkatdhetarët tanë atje nuk e kanë humbur kurrë lidhjen me atdheun e tyre dhe merita kryesore për këtë shkon për Maria Gusejnova - zemra e komunitetit bullgar në Azerbajxhan.

“Bullgarët në Azerbajxhan ruajnë gjuhën, traditat dhe zakonet e tyre – thotë bashkëbiseduesja jonë. - Çdo komb ka karakteristikat e veta dhe është unik. Sidoqoftë, ka tipare të përbashkëta, që janë karakteristike si për bullgarët, ashtu edhe për popullin azerbajxhanas: ata janë mikpritës, shumë patriotë, ata respektojnë brezin e vjetër. Në Bullgari i duan këngët popullore, edhe në Azerbajxhan ato përcillen brez pas brezi ” – tregon Maria Gusejnova.

Sipas të dhënave të fundit, në Azerbajxhan jetojnë 278 bullgarë. Paraardhësit e Marias u shpërngulën atje nga qyteti Panagjurishte në fillim të shekullit të ХХ-të. E rritur me këngët dhe kulturën bullgare, Maria Gusejnova ua transmeton fëmijëve dhe nipërve të saj dashurinë për Bullgarinë.

“Këtë me siguri e kemi në gjak - dashurinë për Bullgarinë, dashurinë për zakonet bullgare, çdo gjë bullgare. Shumë njerëz pyesin se si e kemi ruajtur kaq gjatë gjuhën, edhe pse është një dialekt i vjetër bullgar dhe gjuha transmetohet në mënyrë të pavullnetshme. Gjyshja na fliste vetëm bullgarisht, nëna dhe babai ishin bullgarë. Madje familja ime mban edhe batanije që gjyshja e ka sjellë nga Bullgaria. Kam dalë nga materniteti e mbështjellë me atë. Fëmijët e mi lexonin Ivan Vazovin, Hristo Botevin. Kështu formohet qëndrimi dhe dashuria për historinë e Bullgarisë”, - thotë Maria.

Në vitin 2005, zonja Gusejnova realizoi ëndrrën e saj të hershme: të bashkojë dy vendet e dashura të saj atdhetare. Ajo themeloi Shoqatën "Ndihmë për zhvillimin e miqësisë Azerbajxhano-Bullgare". Në të njëjtin vit, në bullgarisht filloi të botohej revista "Akord", e cila shpërndahet në Azerbajxhan, Bullgari dhe Ukrainë. Së fundmi, Maria prezantoi në Bullgari projektin e saj të ri "Promovimi i vlerave kombëtare-shpirtërore të Azerbajxhanit në Bullgari dhe organizatat ndërkombëtare".

“Kur isha në Bullgari për herë të parë në vitin 2005, ndjeva se kishte shumë pak informacion për Azerbajxhanin, por tani edhe mediat tona, edhe strukturat jonë shtetërore po bëjnë shumë për të familjarizuar bullgarët me këtë vend. Vizitova Agjencinë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shetit, Presidencën, Universitetin e Sofjes. Dhe u kërkova që të më mbështesnin në hapjen e Shtëpisë së Azerbajxhanit në Bullgari, sepse edhe ne, edhe ambasadori duam të popullarizojmë historinë, prodhimin e Azerbajxhanit, të zhvillojmë turizmin. Do të doja që edhe unë të jepja kontributin tim sado të vogël në forcimin dhe zhvillimin e miqësisë Azerbajxhano-Bullgare. Puna ime, jeta ime sot synon pikërisht këtë gjë. Faleminderit të gjithë bullgarëve, gjithë Bullgarisë, që na kujtoni, që silleni me ne në këtë mënyrë”- me këto fjalë të ngrohta e mbylli intervistën e saj për Radio Bullgarinë Maria Gusejnova.

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Nuçi Grozdani–mësuesi nga Pogradeci

Qyteti shqiptar i Pogradecit, i vendosur në bregun jugperëndimor të liqenit të Ohrit, është një vend ku jetojnë dhe punojnë shumë qytetarë shqiptarë me origjinë bullgare. Qyteti është qendra e bashkisë me të njëjtin emër në qarkun e Korçës, në..

botuar më 24-04-21 11.00.PD

Sindi Nikollofski – një shqiptare me rrënjë bullgare e cila jeton në Sofje

Bullgarët në Shqipëri janë njohur si pakicë kombëtare në vitin 2017, por nuk kemi të dhëna zyrtare për numrin e tyre, pasi ende nuk janë publikuar të dhënat përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë së vitit të kaluar. Jo pak shqiptarë me vetëdije..

botuar më 24-04-16 7.35.PD

Udhëtarja Izabella Shopova bëri kos në kushte të përafërta me ato të Hapësirës

Vështirë se ekziston një djalë që nuk ka dashur të bëhet astronaut. Edhe pse më rrallë, të tilla aspirata kanë edhe vajzat. Mes tyre është udhëtarja Izabella Shopova, heroi më i madh i së cilës në fëmijëri ishte Yuri Gagarin. Ajo i përshkruan udhëtimet e..

botuar më 24-04-11 7.30.PD