Këshilli i Ministrave nuk ka shprehur qëndrim se vendi ynë është “në prag lufte”. Këtë e deklaroi kryeministri në detyrë Gëllëb Donev gjatë kontrollit parlamentar në përgjigje të një pyetjeje të drejtuar nga kryetarja e BSP-së, Kornelija Ninova, lidhur me një deklarate të zëdhënësit në detyrë të qeverisë, Anton Kutev. Një javë më parë, në një intervistë për BNR, Kutev tha se kur situata është në prag të luftës, duhen armë. “Këshilli i Ministrave monitoron nga afër zhvillimin e konfliktit ushtarak midis Rusisë dhe Ukrainës dhe vlerëson rreziqet dhe kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare. Qeveria bullgare po bën atë që është e nevojshme që vendi ynë të jetë gati për një reagim adekuat në rast përshkallëzimi dhe zgjerimi të konfliktit. Këshilli i Ministrave nuk merr vendime nëse dhe çfarë armësh të blejë, por zbaton vendimet e Kuvendit Popullor për modernizimin e Forcave të Armatosura Bullgare”, komentoi kryeministri në detyrë. Ai gjithashtu deklaroi se monitoron dialogun mes partive politike në Kuvendin Popullor dhe theksoi se qytetarët bullgarë presin të formohet një qeveri i rregullt.
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..