Raketa e dytë e Bullgarisë për meshkuj Adrian Andreev u kualifikua në çerekfinalen e turneut të tenisit në fusha balte të serisë Challenger në Maspalomas (Spanjë), kategoria 80.
Andreev, i renditur në numrin 6, mbizotëroi bindshëm ndaj pjesëmarrësit me "wild card" të mikpritësve Inaki Cabrera Bello 6:1, 6:1 dhe arriti në çerekfinalet në garën e tretë radhazi të qarkut. Fitorja i dha atij 16 pikë në renditjen botërore.
Për një vend në gjysmëfinale, Andreev do të luajë kundër 32-vjeçarit serb Dushan Lajovic.Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Ylli bullgar i tenisit Grigor Dimitrov u nominua për Çmimin Sportiv të Asociacionit Botëror të Tenisit. Konkurrentët e tij për çmimin me emrin e..