Presidenti amerikan Joe Biden tha për herë të parë që nga pushtimi rus në Ukrainë se ai do të bisedonte me Vladimir Putin nëse kreu i shtetit rus do të dëshironte vërtet t'i jepte fund luftës. Në një konferencë për shtyp me presidentin francez Emmanuel Macron, i cili u prit në Shtëpinë e Bardhë, Biden saktësoi se do ta ndërmerrte këtë hap vetëm pasi të konsultohej me aleatët e NATO-s.
Nga ana e tij, Macron tha se do të fliste përsëri me Putinin pas vizitës së tij në Uashington - pjesërisht për sigurinë e centralit bërthamor të Zaporozhie të pushtuar nga Rusia. Megjithatë, ai theksoi se, ashtu si presidenti amerikan, se nuk do ta shtyjë homologun e tij ukrainas Volodimir Zelenski drejt një plani të papranueshëm paqeje. Pas pushtimit rus, Zelenski njoftoi se Ukraina duhet të kthejë të gjitha territoret e pushtuara.
Biden dhe Macron premtuan mbështetje afatgjatë për Ukrainën, e cila po lufton pushtuesit rusë.
Vendet e Bashkimit Evropian janë afër arritjes së një marrëveshjeje që do të kufizonte çmimin e naftës ruse në 60 dollarë për fuçi, raportoi agjencia France Presse. Vetëm Polonia nuk e ka dhënë ende pëlqimin përfundimtar.
Nga e hëna, Evropa do të vendosë një embargo ndaj furnizimeve ruse të naftës. Do të ketë një kufi të çmimit për naftën e eksportuar me anë të detit nga Moska në portet anembanë botës. Do të merren masa për të parandaluar transportimin e naftës ruse mbi çmimin fiks - për shembull duke refuzuar sigurimin e anijeve dhe dërgesave nga kompanitë e Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së.
Midis 10 000 dhe 13 000 ushtarë ukrainas kanë vdekur që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ndërsa të plagosurit janë më shumë se viktimat, tha në një intervistë televizive Mihailo Podoljak, këshilltar i presidentit ukrainas. Sipas tij, rreth 100 000 ushtarë rusë u vranë pas pushtimit, dhe midis 100 000 dhe 150 000 u plagosën dhe u zhdukën. Jo shumë kohë më parë, gjenerali i lartë amerikan, Mark Milley, tha se rreth 100 000 rusë dhe një numër i barabartë ushtarësh ukrainas ishin vrarë ose plagosur që nga fillimi i armiqësive.Në Bullgari, 58 për qind e prezantuesve dhe reporterëve janë gra, ndërsa meshkujt mbizotërojnë mes pjesëmarrësve dhe të ftuarve me një përqindje mesatare prej 69 për qind.Të dhënat janë nga monitorimi i fokusuar i Drejtorisë së Monitorimit dhe..
Paraditen e së premtes dukshmëria do të jetë e reduktuar vende-vende në fusha, lugina dhe përreth pellgjeve. Temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 4°, në Sofje rreth 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira..
Në një konferencë të jashtëzakonshme në Këshillin e Ministrave, zëvendëskryeministri dhe ministër i inovacionit dhe rritjes Tomisllav Donçev njoftoi se javën e ardhshme qeveria do të njoftojë se cilët nga projektet në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes..
Një fushatë informuese në shkallë të gjerë për aplikimin e euros në Bullgari do të fillojë në mars. Këtë ka bërë të ditur ministrja e financave..
Shkalla e lindjeve në BE ra me 5.4% në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022. Kjo është rënia më e madhe vjetore që nga viti 1961 e deri më sot. Bullgaria..
Industria bullgare e mbrojtjes ka një potencial të madh, dhe duhet ta inkurajojmë atë, tha për bTV ministri i jashtëm Georg Georgiev. Mendoj se..