Po shqyrtohet mundësia e kalimit të rafinerisë “Llukojll Neftohim Burgas” nën kontrollin e shtetit. Propozimi është i lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe vjen pasi u bë e ditur se qeveria italiane mori përsipër menaxhimin e rafinerisë së Llukojll në Itali për t’u shërbyer interesave strategjike të vendit. Sipas nënkryetarit të DPS-së, Jordan Conev, qëllimi është nëse me vazhdimin e punës së rafinerisë ndalohet eksporti, të sigurohet karburant i lirë për qytetarët bullgarë dhe të ulet çmimi i karburantit. Nuk është ende e qartë se si do të realizohet saktësisht ky synim, i cili do të jetë në harmoni dhe me vendimin e Bashkimit Evropian për vendosjen e embargos ndaj naftës ruse, theksoi Conev.
Kryebashkiaku i Sofjes, Vasill Terziev, akuzoi kreun e GERB-it, Bojko Borisov, dhe kryeministrin Rosen Zheljazkov (nga GERB) për populizëm dhe veprime të pamatura. Më herët sot, qeveria njoftoi se do të ndajë 15 milionë leva (7.7 milionë euro) përveç..
Një delegacion kishtar nga Patrikana Bullgare, i përfaqësuar nga Mitropoliti Antonij dhe Ati Profesor Ivan Ivanov, ishte ndër delegacionet zyrtare për fronëzimin dhe inicimin e Papës Leoni XIV më 18 dhe 19 maj. Përfaqësuesit bullgarë i dorëzuan Papës..
Qeveria do të ndajë 15 milionë leva (7.7 milionë euro) përveç subvencionit për transportin publik të Sofjes. Kjo u ra dakord sot në një takim midis kryeministrit Rosen Zheljazkov dhe udhëheqësve të sindikatave, njoftoi gazetarja e BNR-së Cvetelina..
Sindikata e Specialistëve Mjekësorë Bullgarë deklaroi gatishmërinë për veprime proteste dhe një grevë efektive, siç duket qartë nga një qëndrim i..
55% e qytetarëve nuk ndihen të informuar për vënien e euros në qarkullim në vendin tonë, dhe 41% shprehin mendimin e kundërt, tregon një anketë e..
Shumica e "vendasve" (pjesëmarrës në bandat rinore që kanë lindur në vendin tonë vitet e fundit) janë identifikuar tashmë dhe po punohet me prindërit e..